Komisioni i Venecias, Markert: Më 13 tetor nuk ka zgjedhje!

Ndërsa mazhoranca, opozita dhe Presidenti vazhdojnë debatin rreth 13 Tetorit, Komisioni i Venecias e ka kuptuar qartë këto ditë në Tiranë, se atë të diel në Shqipëri nuk do të kemi zgjedhje.

Ekskluzivisht për A2 CNN, Thomas Markert, Sekretari i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit, pohoi se nuk ka parë asnjë përgatitje për një proces të ri zgjedhor në vend, ndërsa mendimi për veprimtarinë e presidentit për 30 qershorin pritet të publikohet më 11 tetor.

A2 CNN: Presidenti ka një tjetër datë. 13 tetorin, vetëm dy ditë pasi ju të jepni opinionin final nga Komisioni i Venecias.

Markert: Është një koincidencë datash. Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor.

A2 CNN: Nuk është një datë e ligjshme, data e dekretuar e presidentit Ilir meta për 13 tetorin?

Markert: De fakto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni.

A2 CNN: Por a e ka shkelur Presidenti i Republikës ligjin me zhdekretimin e 30 qershorit?

LEXO DHE :  Nëse do të ketë lëkundje të tjera, ja ku të telefononi për ndihmë!

Markert: Nuk do të komentoj tani opinionin që do të publikohet muajin e ardhshëm.

A2 CNN: Përgjatë 48 orëve në Tiranë, të deleguarit e Venecias kanë pasur takime me përfaqësuesit më të lartë politikë.

Markert: Opozita parlamentare nuk ka një qëndrim të unifikuar, por qëndrime të ndryshme. Ndërsa opozita jashtëparlamentare, i ka të qarta qëndrimet e saj.

A2 CNN: Po qëndrimi i kryeministrit Edi Rama cili ishte?

Ju e dini që kryeministri Rama ka qenë shumë kritik për atë që bëri Presidenti i Republikës. Ne diskutuam dhe për rolin e presidentit. Çfarë ai duhet të bëjë, ka të drejtë të bëjë e çfarë jo, si dhe për pasojat e këtyre veprimeve.

Burimet nga takimi me komisionin hetimor i thanë A2 CNN se çështja do të trajtohet në aspektin ligjor dhe kushtetues. E po kaq teknik, pritet të jetë edhe opinion final, ku në thelb do të përmbajë 8 përgjigje për 8 pyetjet që komisioni hetimor ngriti për veprimtarinë  e Presidentit të Republikës, lidhur me 30 qershorin./ I.M-A2cnn

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.