Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komisioni Hetimor/ Tedi Blushi: Solidariteti vërteton se krimet e Dvoranit janë kryer në bashkëpunim

Komisioni Hetimor/ Tedi Blushi: Solidariteti vërteton se krimet e
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me qëndrimin e Komisionin Hetimor për Metën, ku është përfshirë dhe përplasja me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Sipas tij, këto vreprime tregojnë marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të Dvoranit dhe se solidariteti tregon se krimet e kreut të KED janë kryer në bashkëpunim.

“Veprimet e fundit të komisionit parlamentar janë qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të z.Dvorani, i cili është kallëzuar në Prokurori për veprimtarinë e tij të mirëdokumentuar kriminale.

Ky ‘solidaritet’ vërteton se krimet e z.Dvorani janë kryer në bashkëpunim.

Dihet botërisht respekti që ka për Komisionin e Venecias ky grup i strukturuar dhe i specializuar për dhunimin e Kushtetutës.

Ndaj veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës.

Sa i përket shtyrjes së afatit të komisionit parlamentar, ne e kemi dhënë mendimin tonë: Punimet të shtyhen deri në 24 korrik 2022. Në këtë mënyrë deputetët e komisionit do kenë mundësi të përfitojnë akoma më shumë shpërblime financiare për çdo mbledhje”, shkruan Blushi./E.B-dritare.net