
Komisioni hetimor/ Meta: Ta shtyjnë deri me 24 korrik 2022
Dritare.net

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ka miratuar sot shtyerjen e veprimtarisë së tij edhe 4 muaj të tjerë.
Në lidhje me këtë, Presidenti Meta ka deklaruar se Komisioni duhet ta shtyjë veprimtarinë e tij, deri me 24 korrik 2022, që është data kur në fakt i përfundon mandati Presidentit.
Pjesë nga intervista në TVSH
Gazetarja: Së fundmi, zoti President, doja një koment tuajin në lidhje me shtyrjen me katër muaj të punës të Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin tuaj.
Presidenti Meta: Kjo është gjëja më e parëndësishme, por do kishte qenë më mirë që të mos e shtyjnë kaq shpesh, por ta shtyjnë deri më 24 korrik 2022, kështu që edhe ata do ishin në rregull me vazhdimin e hetimeve, edhe unë jam në rregull me vazhdimin e kryerjes së gjithë përgjegjësive të mia, siç kam premtuar./ I.M-Dritare.net

















