Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komediani i njohur amerikan, me pushime në Shqipëri

Komediani i njohur amerikan, me pushime në Shqipëri
Steve Harvey është komedian  amerikan, prezantues televizoni dhe radioje, producent dhe autor i njohur në të gjithë botën. Ai moderon The Steve Harvey Morning Show, The Steve talk show, Family Feud, Celebrity Family Feud dhe është preantues i Miss Univers.

Harvey ka vendosur që këtë verë pushimet t'i kalojë  në Shqipëri. Ndërsa ai po bënte një shëtitje me jaht në det, është gjendur mes dy shteteve, Greqi e Shqipëri.

Përmes një postimi në Instagram, Steve tregon se Shqipëria dhe Greqia kanë një orë diferencë, duke e krahasuar me Columbus Ga dhe PHOENIX city Alabama, në SHBA.

I gjendur në të njëjtën situatë, komediani i njohur ka treguar një histori interesante se çfarë i kishte ndodhur për shkak të kësaj diference ore. Ai tha se, shumë kohë më pare  kishte një shfaqje në Columbus Ga, ndërsa hotelin e kishte në PHOENIX city.

Steve ishte nisur për të dhënë performancën e tij në orën lokale ku ndodhej hoteli, por kishte qenë vonë kur kishte mbërritur në shfaqje, sepse nuk e kishte kuptuar diferencën e orës mes dy vendeve.

https://www.instagram.com/p/B0JQO2THthQ/?igshid=ddtas9ocp1te

Këtë herë u gjend në të njëjtën situatë në bregdetin shqiptar, por me ndjekësit në Instagram e ndau si një kujtim të bukur./E.B-dritare.net