
Kombëtarja shqiptare merr Çelsin e Tiranës
Dritare.net

Autobusi i Kombëtares shqiptare është ndalur në bashkinë e Tiranës, ku dhe është pritur nga kreu i bashkisë Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Veliaj bëri të ditur se kombëtares do ti jepet edhe simboli i kryeqytetit “Çelsi i Tiranës”.
“Rrallë na jepet mundësia që një kryetar i baskisë të rrethohet nga kombëtarja më e mirë që ka patur Shqipëria. Arritët fitore kryesore për tu treguar të gjithë se kur jemi bashkë jemi të pamposhtur dhe mund të fitojmë çdo betejë. Secili prej jush është dëshmi e fati. Mijëra djem dhe vajza ju kanë parë ju si idhuj, ndaj në për të qytetit të Tiranës dua të ftoj Lorikun kapitenin tonë dhe ashtu sikur ishim të vegjël kur luanim futboll na varnin çelësin për të mos humbur dhe ne tani duam t`iu japim ju Çelësin e Tiranës”, tha Veliaj. Ndërkohë që kombëtarja ka hipur sërish në autobusin kuq e zi dhe është nisur drejt ministrisë së Jashtme.

















