Klodiana Spahiu zyrtarisht ministre e Shëndetësisë, betohet para Presidentit Begaj
Friday 11 September 2026, 11:11
Dritare.net
Pas votimit në Kuvend me 79 vota pro, Klodiana Spahiu është betuar para Presidentit Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë.
Spahiu zëvendëson në këtë post Evis Salën, e cila dha dorëheqjen.
Menjëherë pas betimit, ministrja e re mori pjesë për herë të parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, tashmë në detyrën e saj të re./L.F-dritare.net