Kjo mësuese u kërkoi nxënësve të shkruanin në mënyrë anonime se çfarë i shqetësonte. Historia e saj inkurajoi 500,000 njerëz
Dritare.net
Sot dritare.net do t'ju tregojë një mënyrë të thjeshtë që i lejoi Karenit të afrohet me nxënësit e saj dhe t'u jepte mësimin e tyre të parë për empatinë.
Shumë prej jush kalojnë 7-8 orë në zyrë, në ditë, nuk mund të shkoni në tualet pa i kërkuar leje shefit dhe kolegët tuaj gënjejnë çdo herë që shefi thotë diçka për ju. Pothuajse çdo ditë, shqetësoheni, pasi nuk e keni përgatitur në kohë raportin tuaj dhe duhet të bëni detyra të mërzitshme. Kjo është shkolla për shumicën e nxënësve. Studimet treguan se 2 nga 3 nxënës mërziten gjatë mësimit dhe shumë të tjerë që janë më të mëdhenj se 8 vjeç ndihen të pakënaqur.
Gjithashtu, nëse ata kanë probleme në familjen e tyre, atëherë janë më të ngarkuar emocionalisht se një fëmijë normal. Dhe nuk ua tregojnë problemet të tjerëve.
Karen gjeti një mënyrë për të zgjidhur këtë problem. Më 22 gusht 2019, ajo vendosi t'u jepte nxënësve një mësim, ku ata mund të tregojnë atë që i shqetëson. Dhe kjo e bëri atmosferën në klasë më miqësore.
"Unë u kërkova atyre që të shkruajnë në një copë letër atë që i shqetësonte, çfarë u rëndonte në zemër dhe i lëndonte ata. Ishte anonime, u thashë të mos e shkruajnë emrin e tyre në letër. Ata i bënë letrat shuk dhe i hodhën nëpër klasë.",- thotë Karen, shkruan dritare.net
Me radhë, ata morën letrat dhe lexuan atë që shkruhej në to. Vendimi për t'ua treguar fëmijëve të tjerë se cili ishte shënimi i tyre, ishte në dorë të nxënësve.
Gjërat që shkruanin në letër nxënësit e shokuan mësuesen. Disa fëmijë flisnin për vdekjen e të afërmve të tyre, kancerin, divorcin e prindërve dhe disa të tjerë flisnin për vetëvrasje, përdorim të drogës dhe për familjet e tyre. Shumë fëmijë qanin, ndërsa dëgjonin ato çfarë shkruheshin në letra, sepse ngarkesa e tyre emocionale ishte e rëndë.
Vetëm njëra nga këto histori ishte qesharake. Një djalë tha se, kavia e tij ngordhi sepse ishte e shëndoshë.
Pasi u lexuan të gjitha shënimet, Karen u tha nxënësve se ata nuk ishin vetë dhe se kishte shumë njerëz që i donin.
Pastaj ajo e vendosi qesen me shënime në derë, si kujtesë se të gjithë ne kemi ngarkesë emocionale.
Mësuesja tha se, pasi u kërkoi fëmijëve që të ndanin me të tjerët ato çfarë u rëndonin, ata filluan ta trajtojnë njëri-tjetrin më mirë dhe me më shumë respekt./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net