
Kim Kardashian në telashe me bashkëshortin, për shkak të vajzës
E Shtunë 14 Shtator 2019, 23:11
Dritare.net

Kayne mërzitet kur sheh vajzën e tij vetëm 6 vjeç të sillet si e rritur, sidomos kur vendos buzëkuq me ngjyra të tilla si vjollcë e errët apo të kuqe të ndritshme. Kayne nuk është aspak i lumtur për këtë gjë.
Në fillim të kësaj jave, Kim u shpreh për revistën E! se ne nuk do ta shohim North me grim të guximshëm.
“Ajo e adhuron makijazhin, por babai i saj ia ka ndaluar. Ai nuk do ta lejojë më të vendos buzëkuq. Kylie do t’i jepte asaj një komplet buzëkuqësh, kështu mendoj se do të kem pak telashe me Kayne për këtë gjë”, ka thënë ajo./E.B-dritare.net

















