Këto zakone të çuditshme, do ju zgjasin jetën!

Jeta është dhurata më e bukur që njeriu ka, dhe pavarësisht kësaj ne gjithmonë jemi duke u ankuar për problemet dhe zhgënjimet. Asnjëherë nuk jeni mirënjohës ndaj asaj që kemi. Edhe pse gjithmonë ankohemi, përsëri, duam të kemi një jetë të gjatë. Dritare.net ju tregon disa zakone të çuditshme që do ju zgjasin jetën. Do e bëjnë atë më të bukur dhe paqësore.

Banjë dielli

Marrja e rrezeve të diellit rrit jetëgjatësinë. Duket e çuditshme, por hulumtimet e  dëshmojnë. Rrezet e diellit na japin vitaminën D, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë. Vitamina D parandalon sëmundje të ndryshme si depresioni, ankthi etj. Gjithashtu zvogëlon rrezikun e diabetit. Njerëzit që marrin çdo ditë rreze dielli, kanë jetë me të gjatë sesa ata që marrin më pak.

Larja e dhëmbëve rrallë

Gjithmonë dëgjojmë atë këshillën e famshme “Lani dhëmbët pas çdo vakti”, por kjo gjë nuk na bën mirë. E dini pse?  Ashtu sikur sapuni dëmton lëkurën, sepse heq pjesën e yndyrshme në trup, edhe pasta i bën dhëmbët më të dobët. Heqja e smaltit dobëson dhëmbët tej mase, sa mund t’ju thyhen.

Hani domate

Domatet janë perfekte për një shëndet të mirë dhe ju ndihmojnë të jetoni gjatë. Specialistët kanë gjetur në domate një antioksidant shumë të dobishëm  për trupin e njeriut, lycopene. Antioksidanti është shumë i rëndësishëm sepse mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare.

LEXO DHE :  310 milionë euro pasuri/Ja kush është spanjolli që u terrorizua nga Mihal Kokëdhima

Shmangni alarmin

Alarmi është ferri i mëngjesit, për çdo njeri. Zhurma që ajo shkakton, duhet shmangur, sepse mund t’ju japë sulm në zemër. Edhe sistemi nervor ndikohet negativisht nga këto zhurma.

Kërcimi

Të kërcesh do të thotë të jetosh më gjatë.  Është e provuar shkencërisht, kjo. Për shembull, të kërcesh ‘Salsa’ ndihmon në forcimin e kockave, ndihmon mushkëritë të funksionojnë mirë etj. Gjithashtu duhet të dini që vallëzimi gjithmonë sjell humor të mirë.

Injorimi i opinionit publik

Të dëgjosh çfarë thonë të tjerët ndikon negativisht në jetën tonë. Ne nuk duhet t’u kushtojmë shumë rëndësi mendimeve të të tjerëve për veten tonë. Duke shmangur fjalët e tjerëve, shmangim edhe nervozizmin, depresionin, mërzinë, apo ndjenja të tilla negative si këto.

Mos prekni cigare

Dëgjomë që pirja e duhanit vret, por rreziku më i madh vjen kur i prek ato. Cigaret kanë grimca të vogla të dëmshme që futen shumë shpejt në organizëm./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.