Na ndiqni edhe në

Modë

Këto kabina dushi, të lenë pa mend!

Këto kabina dushi, të lenë pa mend!
Pas një dite të gjatë në punë, asgjë nuk është më qetësuese dhe freskuese së një dush i ngrohtë apo i ftohtë. Shumë prej nesh kalojnë orë, pasi është një prej mënyrave më efektive për tu relaksuar. Por, teksa mundësië për të zgjedhur kabinën e dushit, janë të pafundme. Dritare.net ju tregon ato kabina dushi që do t’iu lënë pa mend.

Vendosja e një dere apo perde, është në varësi të asaj çfarë ju pëlqeni. Por, nëse keni një banjo të vogël, ne ju sygjerojmë ta vendosni kabinën e dushit në cep, si edhe të përdorni derën prej xhami. Në këtë mënyrë krijoni përshtypjen se hapsëria është më e madhe dhe ju do ta shijoni më shumë.

Nëse keni një vilë dhe kopështi juaj është i izoluar, mund të guxoni dhe të eksperimentoni, duke instaluar një kabinë dushi jashtë. Kështu, pasi të dilni nga pishina, një dush i freskët në mjedis të hapur, është ajo që ju duhet.

Andaj, mos e privoni veten nga këto lloj kënaqësish dhe shihni galerinë e mëposhtme, ndoshta merrni ndonjë ide për dizenjimin e banjos tuaj./a.f/Dritare.net