Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këshilla gatimi për darkën e Vitit të Ri, nga magjistari i Semanit:  Ja çfarë s' duhet të mungojë në tryezën tuaj!

Këshilla gatimi për darkën e Vitit të Ri, nga magjistari i

Nga Dritare.net

Shumë afër detit të Semanit, taverna e Petraq Trifkës është më e njohura dhe më e mira në zonë. Në anë të rrugës së ngushtë që të drejton për në plazh, taverna e Petraqit të fton në një ambjent të ngrohtë dhe shumë familjar. Petraqi çdo ditë është në tavernë, ku mikëpret njerëzit, të cilët për të janë miq , jo klientë. Është i qeshur dhe sapo të takon bën ndonjë batutë tipike myzeqare. Origjinën e ka nga Kolonja e Lushnjes, por ka ardhur në Seman para 10 vjetësh, pasi deti është i shenjtë dhe kush është afër tij bëhet njeri më i mirë. Petraqi tregon për dritare.net , sesi arriti të tërhiqte më shumë njerëz në detin e bukur,  por të harruar të Semanit.

“Para dhjetë vjetësh erdha në plazhin e Semanit, këtu pash një vend të virgjër e të pashfrytëzuar. Në ato vite Komuna bënte thirrje që kush dëshiron toka me qira, për të ardhur pranë qendrës së Semanit e për të ushtruar aktivitetin, të vijë të bëjë kontratën. Unë bëra kërkesa të Këshilli i Komunës, pas një muaji mora aprovimin. Në 6 Janar 2007 hapa tavernën time.

14650056_1827608414136566_7998309337835163848_n

Të gjithë më thoshin ; po ti çdo këtu dhe unë i përgjigjesha , se Semani është një vend i shkëlqyer dhe se unë ndjehesha shumë mirë, do të isha pranë detit, e ku ka më mirë se kaq. Myzeqarët janë shumë bujarë, mikpritës, jam shumë i lumtur që jam këtu. Lum këta myzeqarë që lindën në këtë tokë të virgjër dhe lum e lum ata që dinë ta shfrytëzojnë këtë tokë.”

Klientët e tavernës së Petraqit janë të ndryshëm, nga banorët deri tek personalitete të njohura, pasi tek Petraqi mund të gjesh çdo gjë në çdo moment që shkon.

“Tek unë nuk mungon asgjë, ti vetëm më thuaj çfarë do dhe unë ta shërbej, duke nisur nga bretkosa, te kërmijtë apo iriqat, peshk e ngjala, e deri të tava e bibës tradicionale.

Të parët kliente janë vendasit, ata dinë të më vlerësojnë dhe unë i detyrohem shumë atyre. Të tjerët janë qytetarë nga vende e treva të ndryshme. Çdo ditë vijnë personalitete të ndryshme, nga kryetari i Bashkise dë Fierit qe e cmoj shume per punet që ben e deri te ministra e deputetë. Shumicen e kohes per dreka pune, por ndonjëherë duan të shijojnë një drekë afër detit me familjen.

E para pëlqehet vendi ku unë e kam ndërtuar tavernën, kur njerëzit vijnë, fillimisht shijojnë plazhin, rërën e Semanit, duan të sodisin natyrën. Suksesi i parë i dedikohet vendit dhe më pas unë mundohem ti shërbej çdo klienti në mënyrën me cilësore e ti bej të ndjehen sa më mirë.

Unë jam optimist, e gjithë jeta është përvojë, bëj analizën e punës çdo ditë me punonjësit e mi.”- shprehet Petraqi për dritare.net

Punonjësit janë banorë të zonës, sepse si një myzeqar i vërtetë, për Petraqin në radhë të parë janë komshinjtë e më pas vijnë të tjerët.

“Ne myzeqarët kemi një shprehje; “po nuk pate marrëdhënie të mira më komshinjtë, çfarë do me të tjerët.” Prandaj edhe unë të gjithë stafin e kam nga zona e Semanit.

Dje kisha një drekë shumë të madhe, ku më duheshin 23 gjela deti, nuk shkova t'i blija në Fier. Por kontaktova me banorët e zonës dhe i bleva gjelat e detit nga ata. Unë madje ndjehem më mirë kur blej produkte ushqimore nga banorët, se në njëfarë mënyrë ndihmoj e ata, por edhe produktet janë shumë cilësore. Unë mundohem që paratë siç i marr, t'i investoj përsëri këtu.”

15179103_1854100091487398_3303689343482131838_n

Petraqi nuk pushon asnjë ditë gjatë javës, por e ka traditë që në datën 30 Dhjetor mbyll tavernën, për ta hapur përsëri në datën 3 Janar. Por këtë vit taverna do të qëndrojë e mbyllur edhe në datën tre, pasi Petraqi, si supersticioz që është refuzon ta hapi ditën e martë.

“Në datën 30 Dhjetor, unë bëj darkën me personelin tim, ku i falenderoj për gjithë shërbimet e tyre dhe i jap ndonjëherë dhurata ose shpërblime. Në këtë datë unë e mbyll lokalin dhe datën një e dy e marr pushim, edhe pse kam shumë kërkesa për ta hapur. Duke qenë se jam pak natyrë supersticioze, këtë vit data tre është ditën e martë, unë nuk do ta hap.12931271_1745039892393419_851245198312144088_n

Gjatë këtyre ditëve, mundohem të jem me familjen time, ashtu siç do myzeqar e ka në traditë, shkojmë bëjmë vizitat te familjarët e të afërmit, e presim në shtëpi njerëz.”

Petraqi tregon për dritare.net sesi do ta kalojë darkën e Vitit të Ri dhe çfarë nuk duhet të mungojnë në tavolinën e fundvitit.

“Në shtëpinë tonë tavolina e Vitit të Ri është tradicionale myzeqare. E  nisim me çorbën, oriz me të brendshmet e lëngun e pulës, i hedh edhe kumbulla jeshile. Është një pjatë tradicionale myzeqare dhe ne e përdorim si pjatë të parë. Më pas vazhdojmë me përsheshin dhe pulën e gjelin e detit.

Sekreti i përsheshit është preshi, sa më shumë të përdorësh aq më mirë, e skuq deri sa të marre pak ngjyrë të kuqerremtë, i hedh lëngun e pulës apo gjelit të detit dhe ujin në proporcion të drejtë me bukën. Ndërkohë, gjeli i detit e ka shumë të nevojshme që të gatuhet të paktën për dy orë e çerek minuta. Duhet të gatuhet në zjarr të ngadaltë, gjatë kohës që është në pjekie, e shpon me majën e pirunit, në mënyrë që ai të lëshojë lëngun. Duhet të jetë në temperatura të ulta, pasi në të kundërt ai skuqet dhe forcohet. Lëngu i gjelit të detit duhet të zbresë në tavën ku e gatuan dhe jo ta nxjerrin avujt e sobës.15740865_1869397566624317_1104851660846550500_n

Normalisht në tavolinë janë edhe pjatat shoqëruese, si sallatrat e ndryshme, bulmetrat, unë përdor edhe peshkun e frutat e detit. Ne nuk e gatuajmë mishin e derrit apo ndonjë tjetër në darkën e Vitit të Ri, pasi për mua është shumë i rëndë. Tavolinën e mbushim plot por nuk më pëlqen që gjërat që gatuhen të mos konsumohen, prandaj bëjmë vetëm ushqime që i hamë. Darkën e mbyllim me shalqirin dhe shegën.

Në datën 1 Janar, vazhdojmë me traditën e kulaçit me lek, ku urojmë bereqet e shëndet. Dhe unë këtë dua t'i uroj edhe shqiptarëve, sa më shumë gëzime e lumturi të kenë në tavolinat e tyre.”/ dritare.net