


Ai ka një eksperiencë shumëvjeçare jashtë vendit duke punuar në restorante Gourmet dhe me yje Michelin.
Ka qenë bashkëpunimi me shumë Shefa me famë botërore, të cilët kanë besuar dhe vlerësuar punën e tij.
Sot, ai është kthyer në Shqipëri dhe menutë e tij janë në restorantet më me emër, të tillë si: LifeGallery në Korçë, Opium Sushi Bar, Millennium Gourmet dhe këtë verë do të jetë Shefi i Restorantit Prive Lounge tek Folie Marine.
Këtë fundjavë, Shef Juli na këshillon të hamë lehtë sepse verën e kemi përpara dhe na duhet të largojmë kilet e tepërta.
Shijoni këtë sallatë të veçantë me salmon të tymosur.
Për 4 persona nevojiten:
- 250 gr sallatë mikse (iceberg, marule, spinaq, rukola)
- 50 gr arra
- 1 kokërr qitro
- 1 kokërr portokall
- 100 gr mango
- 200 gr salmon të tymosur
- 50 ml lëng portokalli
- 50 gr vaj ulliri
- 50 gr uthull balsamike
- 80 gr vaj misri
- 25 gr mustardë
- 25 gr mjaltë
- 2 lugë çaji fara chia
Në një tas hedhim lëngun e portokallit, mjaltin, mustardën dhe uthullën balsamike. I trazojmë duke shtuar vajin e ullirit dhe vajin e misrit, derisa salca të lidhet. Nxjerrim fileton e qitros dhe portokallit, duke e pastruar nga lëkura dhe nga cipa. Në një enë hedhim sallatën dhe salcën dressing. I trazojmë që salca të përhapet e njëtrajtshme.
E servirim në një pjatancë dhe sipër i shtojmë salmonin, mangon, fileton e qitros e të portokallit dhe arrat./dritare.net/
Ju bëftë mirë!
Disa pjata të shijshme nga Shef Juli
[cycloneslider id="shef-juli-pjata"]

















