Kemi nevojë për vdekjen, që të kuptojmë se çfarë ka vërtet rëndësi në jetë!
Dritare.net
Ajo humbi partnerin e saj. Matt, ishte i fortë dhe i shëndetshëm. Edhe 3 muaj festonte 40-vjetorin. Pas shumë javësh me shi, atë ditë, më fatkeqen siç e quan ajo, kishte lindur dielli. Së bashku me qenin ata kishin dalë për një shëtitje në lumin pranë shtëpisë. Matt, ishte një notar i mirë, ndaj nuk linte rast pa u larë në lum.
"Ajo ditë ishte hera e fundit që e pashë. Rryma e lumit, ishte më e fortë se ai, ndaj nuk ia doli. Trupi i tij u gjend pas 3 orësh nga ekipi i shpëtimit.
Mendova se kisha mjaft eksperiencë dhe dija si ta përballoja dhimbjen. Për gati një dekadë kisha shëruar qindra pacientë, nga dhimbje edhe më të mëdha se kjo. Kisha hasur raste nga më të ndryshmet. Që nga njerëz të varur nga substancat narkotike, të pastrehët, ata që janë abuzuar, apo që për vite me radhë kishin fshehur dhimbje të mëdha në zemër.
Pasi vdiq Matt, doja të telefonoja secilin nga klientët e mi dhe të kërkoja falje për paditurinë time. Asnjë nga ato që kisha mësuar nuk kishte rëndësi. Në vitet e para pas vdekjes së Matt, unë ngadalë zbulova një komunitet njerëzish të pikëlluar.
Nuk ishte vetëm dhimbja që na bashkonte. Ne tregonim histori, për t'u inkurajuar. Ne kemi nevojë për këto vdekje, që të kuptojmë se çfarë ka vërtet rëndësi në këtë jetë.
Por mbi të gjitha vdekja e Matt, më bëri të kuptoj se unë kisha gabuar në profesionin tim. Kultura jonë njerëzore, e sheh hidhërimin si një sëmundje. Një emocion i tmerrshëm, që duhet të hidhet pas krahëve sa më shpejt të jetë e mundur. Por në fakt është krejt e kundërta. Ne duhet ta shohim atë si një proces normal, të natyrshëm.
Ajo që duhet të bëjmë është të mbështesim njëri-tjetrin, në këto momente. Mos i thoni 'më telefono nëse ke nevojë', sepse askush nuk do ta bëjë. Por shko, rri me të, kalo kohë. Dëgjojini, rrini me të, bëjeni të lumtur, mbi të gjitha tregoni dashuri, shumë dashuri. Ajo është e vetmja që zgjat. Dhe vlen më shumë se këshillat e një psikoterapiste./L.F-dritare.net