
Kapet Klodi Lesi me djalin i tij 4-vjeçar, u arratis pas masakrimit të gruas
E Diel 24 Janar 2016, 11:11
Dritare.net

Bashkë me shqiptarin, policia gjeti edhe djalin e çiftit. Vogëlushi është shëndoshë e mirë dhe gjendet i sigurt në duart e policisë.
Sipas mediave greke, Klodi Lesi u arrestua në fshatin Ormylia në Halkidiki, ku dhe çifti banonte. Klodi Lesi e kishte marrë me vete djalin menjëherë pas krimit. Të afërmit ishin të shqetësuar për shëndetin e 4-vjeçarit, pasi vuan nga një sëmundje dhe ka nevojë për kurim të vazhdueshëm.
Që nga 7 janari shqiptari ishte në kërkim pasi vrau me 7 goditje thike bashkëshorten e tij greke dhe më pas mori një nga fëmijët dhe u arratis.

















