Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Julian Deda kërkon të pajtohet me Gentian Zenelaj: Nuk e di çfarë ka ndodhur

Julian Deda kërkon të pajtohet me Gentian Zenelaj: Nuk e di
Julian Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin" ku ka folur  për marrëdhënien dhe mundësinë e pajtimit me Gentian Zenelaj. Para ca kohësh, në portale qarkulloi një  postim  i Gentian Zenelaj ku shprehte mendimin e tij për marrëdhënien me Julin.(lexo këtu) Por, sot, Julian Deda është i vendosur të bëjë paqe dhe të ripajtohet me ish anëtarin e grupit “The SHBLSH”.

"Duhet të afrohemi të tre sepse jemi të tre koka më vete, unë jam atje, ti ke emisionin tënd, ai është në një emision  tjetër. Dëshira është, unë mendoj se e kam dëshirën. Mendja punon,  besoj se të punon edhe ty, por duhet gjetur momenti, vendi, se nuk duhet t’i zhgënjejmë. Të them të drejtën nuk e di çfarë ka ndodhur. Duke njohur njëri tjetrin nuk e di çfarë ka ndodhur”, ka rrëfyer Julian Deda./dritare.net