Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Dashi

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Këtë javë do keni energji pafund dhe ide shumë të bukura për ta zbukuruar jetën. Do dini si t’i organizoni gjithmonë gjërat dhe do ndodhin vetëm ngjarje pozitive. Në planin financiar do jetë Marsi ai që do ju mbështesë fort dhe do ju drejtojë në rrugën e duhur. Nuk do ketë vështirësi. Gjendja shëndetësore do vijë duke u përmirësuar pas të enjtes. Do e gjeni kurën për t'u qetësuar edhe nëse keni shqetësime kronike.

Demi

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Këtë javë ambienti në jetën tuaj pritet të jetë shumë më i qetë se më parë. Do e keni më të lehtë komunikimin me të gjithë dhe koha do kalojë më lehtësisht se më parë. Të ardhurat do përmirësohen tej mase edhe falë menaxhimit të mirë që keni bërë së fundmi, por edhe për shkak të ndihmës së të afërmve. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por as problematik. Mund të keni vetëm shqetësime të vogla që do kalojnë sa hap e mbyll sytë.

Binjakët

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Këtë javë duhet të tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me të gjithë që gjërat t’iu ecin mirë. Mundohuni edhe të merreni me gjëra të ndryshme çdo ditë në mënyrë që mos e keni mendjen tek problemet e momentin. Buxheti ka për të qenë i paqëndrueshëm kështu që mundohuni të shpenzoni me kursim dhe duke menduar për të ardhmen. Gjendja shëndetësore do lerë shpesh për të dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mos e përdorni shumë kondicionerin.

Gaforrja

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Gjatë kësaj jave do keni edhe ditë të trishtuara. Situata në të cilën ndodheni bën të vetën dhe as ju nuk mund të shpëtoni nga stresi. Në planin financiar çdo gjë do ju shkojë më së miri nëse tregoheni vigjilentë dhe të kujdesshëm. Në të kundërt duhet të bëheni gati për probleme. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë sidomos pas të mërkurës. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike bëni më tepër kujdes.

Luani

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Mendohuni mirë këtë javë dhe mos bëni gjëra të pamenduara me kujdes. Kreativiteti do ju ndihmojë të arrini atë që doni. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive fale edhe mbështetjes së pakushtëzuar të familjareve. Shëndeti mund te ketë shqetësime të vogla ditët e para, por pas të martës gjendja do jetë shumë më e stabilizuar.

Virgjëresha

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Për ju çdo gjë ka për të shkuar për mrekulli gjatë kësaj jave. Dielli, mjedisi ku do jetoni dhe të afërmit do ju shtojnë gëzimin dhe buzëqeshjen. Shpesh do iu duket sikur më parë keni qenë thjesht në një ëndërr të keqe. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për probleme.

Peshorja

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Kjo javë do jetë përgjithësisht e këndshme. Komunikimi juaj me të gjithë do jetë i shkëlqyer e kështu do e kaloni më mirë kohën. Mundet edhe të eksperimentoni gatime interesante. Sipas Dritare.net, financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë. Tre ditët e para do jeni të stresuar dhe do ndiheni pa fuqi, por më vonë situata do qetësohet.

Akrepi

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Herë pas here do ju dalin edhe probleme gjatë kësaj jave, megjithatë falë të afërmve do mund t’i kaloni të gjitha. Të gjithë do iu flasin ëmbël dhe do iu bëjnë më optimistë. Në planin financiar do ekzistojë gjithë kohës ekuilibri dhe mund të bëni pa frikë edhe ndonjë shpenzim të vogël për gjërat më të domosdoshme. Shëndeti do jetë i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Konsumoni gjellëra dhe ushqime të shëndetshme.

Shigjetari

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi. Në disa momente do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar, vetëm se çdo gjë duhet ta bëni online. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe morale dhe do iu duket vetja të pamposhtur nga asgjë.

Bricjapi

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Këtë javë duhet patjetër të bëni ndryshime në mënyrë që asnjë çast të mos jetë i mërzitshëm. Ju mund të gjeni mënyra nga më të ndryshme për ta kaluar kohën, mjafton të mendoheni. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervoze, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin.

Ujori

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Këtë javë prioritet do ketë familja, fëmijët dhe të afërmit. Do ju kushtoni edhe më shumë rëndësi atyre dhe do flisni herë pas here në telefon dhe në kamera. Perspektivat financiare janë goxha të mira. Do arrini ta mbani gjithë kohës gjendjen të qëndrueshme dhe do i kryeni edhe shpenzimet e nevojshme. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të mbetet e mirë edhe pse mund të keni herë pas here shqetësime elementare.

Peshqit

Horoskopi javor 30 mars- 5 prill 2020

Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Shumë gjëra d i shihni me një sy tjetër. Në planin financiar duhet t’i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme nga punët që do bëni në shtëpi. Nëse punoni nga shtëpia jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini goxha rezultate, madje më shumë nga sa mendonit. /dritare.net