Jam mbijetuese e përdhunimit. Ja si e gjeta paqen!
Dritare.net
Në librin e Sheryl Sandberg dhe Adam Grant “Option B: Facing Adversity, Building Resilience, and Finding Joy”, Kathy tregoi se, të mësuarit për të përqafuar jetën dhe për të tejkaluar problemet e saj, e bënë të kapërcejë pengesat, duke e çuar drejt suksesit dhe lumturisë.
Kathy ka folur edhe për motivet e saj, për të lënë pas të shkuarën e errët, përfshirë këtu edhe tentativën për vetëvrasje, informon dritare.net
“ I kapërceva ato momente të errëta, sepse nuk doja ta lija babanë të fitonte. Diçka brenda meje u transformua në një vendosmëri, për të fituar, jetuar dhe bërë zgjedhje për veten time, që do të më jepnin lirinë dhe mundësinë për të jetuar një jetë që doja, sipas kushteve të mia.”,- thotë Kathy
Në moshën 30-vjeçare, Kathy donte të bënte një ndryshim drastik në jetë, për mirë. Ajo e la punën shumë të suksesshme në Australi, për të udhëtuar në botë. "Me gjithë suksesin në karrierë dhe një të ardhme të ndritshme të korporatës, mungonte diçka. Përvoja më tregoi se, edhe pse ne mund ta planifikojmë rrugën tonë, ashtu siç kisha bërë, duke u kthyer në lidere e korporatës, qëllimi ynë më i madh, shpesh qëndron përtej planeve tona.”,- shprehet Kathy, informon dritare.net
Kathy vendosi të ndjekë ndjenjat e saj, në vend që t’i mohonte ato, dhe kjo e çoi në paqen, që kishte kërkuar prej kohësh. "Thjesht vendosa të bëj një hap pas, në kohë dhe të ndiqja, atë që e ndieja si të drejtë. Kjo më çoi në një drejtim të ri, sepse kishte një ndjenjë paqeje, lumturie, lirie dhe kuptimi. Gjëja më e vështirë, ishte ndjekja e një ndjenje, në vend që ta injoroje atë, siç bëra gjatë fëmijërisë sime. ", -shpjegoi ajo.
Ndjenjat e udhëhoqën atë. Ndërsa udhëtoi nëpër vendet e varfra, Kathy filloi të kuptonte se, mund të ofronte ndihmë për viktimat e tjera të abuzimit seksual. "Unë mendova se, ndoshta mund të kontribuoja më shumë, për ata që kishin përjetuar një traumë të ngjashme, me atë që kam përjetuar unë. Abuzimi seksual është ende një vrasës i heshtur. Ekziston një frikë e madhe dhe turp, për t'i dhënë zë abuzimit seksual, veçanërisht sepse shumica e abuzimeve, kryhen nga një anëtar i familjes, ose dikush i njohur për familjen. Doja të ndihmoja, t'u jepja zë atyre që ende jetonin në një burg të heshtur, nga frika dhe turpi, dhe për t’i ndihmuar të siguronin një rrugëdalje. ",- tha Kathy, informon dritare.net
Kathy u zhvendos përfundimisht në Miami, ku filloi të mbështeste një grup viktimash të trafikimit seksual. Puna e saj, me viktimat e abuzimit seksual është vetëm një pjesë e arritjeve. Ajo gjithashtu drejton workshop-e dhe streha, me anë të të cilave u ofron një jetesë të kënaqshme njerëzve të tjerë.
Për lumturinë e saj, ajo thotë: "Gëzimi dhe përmbushja ime, vjen nga ndihma për të tjerët, që të vazhdojmë të lëvizin, nga ku jemi, atje ku duam të jemi. Ndiej gëzim dhe përmbushje, kur mund të bëj gjëra të vogla çdo ditë, që ndihmojnë të tjerët, të gjejnë lumturinë."
Këshilla e Kathy-t, për të mbijetuarit e tjerë të abuzimit seksual, i bën jehonë angazhimit të saj, për të jetuar një jetë me mirënjohjeje."Zgjidhni të bëni çdo ditë, një gjë që ju bën të buzëqeshni dhe të ndieni gëzim. Kur të zgjoheni, thoni: "Kjo do të jetë një ditë e mirë dhe e lumtur." Mendimet tona, me të vërtetë përcaktojnë, si reagojmë ndaj gjërave që ndodhin, çdo ditë. Bëhuni nxitësit më të mirë dhe kërkoni ndihmë, kur keni nevojë!”, këshillon Kathy.
Kathy rekomandon që, edhe të mbijetuarit e tjerë të abuzimeve seksuale, të bashkohen me grupe mbështetëse, që u mundësojnë të krijojnë lidhje dhe të tregojnë historitë e tyre, si dhe të lëvizin përtej mbijetesës, drejt një jete të mbushur me lumturi./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net