
Ja zonat ku do të ketë reshje shiu dhe dëbore!
E Hënë 20 Janar 2020, 08:08
Dritare.net

Moti do të jetë me vranësira të dendura në pjesën e parë të ditës në të gjithë vendin. Më pas do të kemi edhe intervale kthjellimi.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në zonën bregdetare Veriperëndimore dhe Jugperëndimore reshjet lokalisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në orët e para të ditës.
Në Alpe e në zonat e thella Verilindore-Juglindore, parashikohen reshje bore në intensitet të dobët./E.B-dritare.net

















