
Ja si u përgjigjet Arlinda Dudaj, dyshimeve për vlerat e librit të Angela Martinit!
Dritare.net

Tani që është mësuar se libri i saj do të jetë pjesë e Panairit të Librit njerëz të ndryshëm nuk kanë nguruar të shprehin skepticizmin e tyre lidhur me vlerat e tij, informon dritare.net.
Botuesja Dudaj, përmes një përgjigjeje të dhënë ndaj një ndjekësi shuan dyshimet e çdokujt, duke pranuar se libra si ky i Angelës do të na duhen shumë në të ardhmen.
“Ky është një libër ku Angela rrëfen jetën e saj, pra është nje autobiografi e shkruar shumë mirë. Natyrisht nuk është letërsi, por një libër të cilin unë e gjeta shumë interesant, me histori që i kemi jetuar të gjithë nga pak. Prirem të mendoj se libra të tillë do të na duhen shumë për të ardhmen, për të kuptuar rrënjët tona, të tashmen dhe sidomos atë që do vije. E kuptoj hezitimin tënd, por po të them që është vërtet libër i mirë. E ti e di që s’të them kot”, i është përgjigjur Dudaj ndjekësit, duke treguar kështu mendimin e saj personal dhe profesional mbi librin, informon dritare.net.
Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë për revistën “Viva Glamm Magazine”, modelja shqiptare ka treguar disa sekrete rreth librit.
“Unë nuk mendoj se do të duhen më shumë se 5 orë për ta lexuar gjithë librin. Është gjithashtu argëtues, emocionues dhe frymëzues. Koha e e leximit do të fluturojë”, ka thënë ajo.
Gjithashtu në këtë intervistë, Angela ka zbuluar se linja qëndrore e librit është jeta e mamasë së saj, shumë e vështirë, por edhe shumë frymëzuese në të njëjtën kohë.
“Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo është duke luftuar me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe kishte 2 martesa të dështuara. Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës së saj, merr një pagë të madhe dhe përfundimisht shpërblehet me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë! A mund të gjeni justifikim tani për të punuar për ëndrrat tuaja?”, është shpreh modelja, informon dritare.net.
Në librin “Dashuri, shpresë, dritë”, Angela Martini rrëfen jetën e saj, vështirësitë dhe marrëdhëniet me njerëzit e saj të afërt. J.H/ dritare.net

















