Na ndiqni edhe në

Arkiv

Ja si po kthehet në destinacionin e preferuar të turistëve, Syri i Kaltër!

Ja si po kthehet në destinacionin e preferuar të turistëve, Syri
Syri i Kaltër në Sarandë është një ndër mrekullitë e natyrës shqiptare.

I shpallur si monument kulture, kjo pamje mahnitëse ka marrë veçanërisht vëmendjen e të turistëve të huaj, të cilët vitet e fundit janë shtuar shumë.

Kjo verë, sidomos për italianët e polakët ka qenë një destinacioni i preferuar. Ajo që e bën kaq të veçantë këtë vend, është pamja e veçantë, në mes të një pylli mbushur me gjelbërim.

Edhe pse infrastruktura nuk është fort e mirë, ja vlen të sakrifikosh pak për të parë këtë mrekulli që ka formën e një syri, me ngjyra blu dhe jeshile.

Uji i kristaltë është i ëmbël dhe shumë i ftohtë.

Pak shqiptarë mund të shohësh të lahen aty, përveç turistëve të huaj që duket sikur nuk e kanë aspak problem.

Buzë rrugës Gjirokastër-Sarandë, është një tabelë orientuese që të drejton për syri i kaltër.

Nga rruga kryesore duhen 20 minuta për të mbërritur.

Turistët shprehen se kjo është një ndër pamjet më të rralla që u kanë zënë sytë. Hyrja kushton vetëm 50 lekë të reja për person.

Natyra, gjelbërimi, aroma e pemëve të larta përreth po e kthejnë këtë vend në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj./L.f-dritare.net