
Ja qarqet me numrin më të lartë të aborteve!
Dritare.net

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të raportuara nga INSTAT, qarqet e Vlorës, Beratit dhe Tiranës kishin numrin më të lartë të aborteve në raport me numrin e lindjeve të gjalla më 2017, pasi gati 25 % e shtatzënive janë ndërprerë.
Në Vlorë u shënuan 274 aborte për 1000 lindje të gjalla, ndërsa Berati u rendit i dyti në 12 qarqet e vendit për numrin e lartë të aborteve, pasi në vitin 2017 rezultuan 231 aborte për 1000 lindje të gjalla. Në Tiranë numri i aborteve gjithashtu ishte i lartë, pasi si rezultuar 231 ndërprerje shtatzënie për 1000 lindje të gjalla.
Në krahun tjetër n8umri më i ulët i aborteve ishte në qarkun e Kukësit ku rezultuan vetëm 54 aborte për 1000 lindje të gjalla, gjithashtu në Elbasan ishin vetëm 55 aborte për 1000 lindje.
Në qarqet e Korçës, Dibrës dhe Shkodrës numri i aborteve ishte më i ulët se mesatarja kombëtare.
Në vitin 2017 në shkallë kombëtare numri i aborteve ishte 171 për 1000 lindje.
Në 5 vitet e fundit, vihet re një ulje e ndjeshme e lindjeve, shoqëruar dhe me ulje të numrit të aborteve gjithsej.
Në vitin 2017, raporti i numrit të lindjeve me abortet është 1 abort në 5.8 lindje. Raporti i abortit është indikator që ka pësuar rënie me rreth 15 %, krahasuar me vitin 2013.
Numri i aborteve jo domosdoshmërisht shkon paralel me numrin e lindjeve të gjalla. Ka qarqe si Gjirokastra dhe Vlora ku numri i tyre i lindjeve është relativisht i ulët, por raporti i abortit rezulton i lartë.
E kundërta ndodh për qarqet e Tiranës dhe Elbasanit ku numri i lindjeve është i lartë, por kjo nuk reflektohet tek raporti i aborteve./Monitor

















