Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja pse zgjedhjet në Francë na prekin të gjithëve!

Ja pse zgjedhjet në Francë na prekin të gjithëve!
Zgjedhjet presidenciale në Francë kanë një rëndësi shumë të madhe, jo vetëm për shtetin, por edhe më gjerë. Ditën e diel, shtetasit francez do të mbajnë raundin e parë të votimit. Dy kandidatët me përqindjen më të lartë të votave do të përballen me njëri-tjetrin kokë më kokë, në 7 maj.

Nga këto zgjedhje varen si Franca ashtu edhe Bashkimi Evropian. Sipas sondazheve, të katër kandidatët pretendojnë të shkojnë në raundin e dytë dhe ata janë nga një i majtë radikal i mbështetur nga komunistët, në një lider të ekstremit të djathtë, i cili kërkon që edhe Franca të ketë një Brexit.

Kushdo që do të fitojë, ka fuqinë ta drejtojë Francën në një rrugë të re politike dhe mund të ndryshojë në mënyrë radikale marrdhënien e vendit me BE.

Vendi po vuan nga një papunësi e madhe e të rinjve dhe një ekonomi të dobët, është duke u përballur me pyetje mbi identitetin e shtetit dhe imigrimin.

Gjithashtu, që prej vitit 2015, është në gjendje emergjente që pas sulmit terrorist i cili vrau 130 njerëz në Paris. Që prej asaj kohe, kanë ndodhur disa incidente terroriste të tjera.

Testi më i madh për populistët e ekstremit të djathë të Evropës

Në mes të krizës së refugjatëve, sulmet e shtuara terroriste dhe ndjenjave të qëndrueshme anti-BE, në shumë vende të Evropës janë në rritje partitë populiste të ekstremit të djathtë. Edhe pse shumë prej këtyre partive kanë ekzistuar për dekada, ato janë inkurajuar nga Brexit dhe zgjedhja e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

E djathta ekstremiste po pretendon se tani është koha për një valë populiste, e cila sipas tyre do të godiste elitën.

Ky vit përfshin tre zgjedhje elektorale të rëndësishme në Evropë; ato në Francë, në Holandë dhe Gjermani. Partitë e djathta ekstremiste luajnë një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje, me pikëpamjet e tyre anti-imigracionit dhe anti-islame. Por, në krahasim më dy shtetet e tjera, vetëm në Francë ka një mundësi të madhe për të fituar partia e djathtë ekstremiste me Marine Le Pen.

Fushata e Le Pen është një kambanë për të kuptuar ndjenjën e fortë populiste që është në Francë, por njëkohësisht është indikator se si partitë e ekstremit të djathtë në Evropë mund të bashkëpunojnë lirshëm me njëra-tjetrën.

Fati i Bashkimit Evropian

Si Le Pen, ashtu edhe Melenchon po bëjnë fushatë për të dalë nga Bashkimi Evropian dhe të largohen nga institucionet ndërkombëtare të cilat janë themelet e Evropës moderne.

Dalja e Francës nga BE, mund të jetë fillimi i mbarimit të bllokut tregtar. Franca është një pikë kyçe e BE, si një prej vendeve me ekonominë më të madhe.

Partia e Frontit Nacional mbështetet shumë nga votuesit e rinj francez, duke qenë se synon punësimin e tyre. Nëse Franca nuk zgjedh Le Pen, Bashkimi Evropian do t’i shpëtojë një rreziku të madh, por përsëri antipatia drejt Bashkimit do të ekzistojë në shumë votuesve./ the huffington post/ Dritare.net