Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja pse s’duhet ta pranoni limonin te pijet, në lokale!

Ja pse s’duhet ta pranoni limonin te pijet, në lokale!
Ka një zakon që ne e kemi të përditshëm në verë. Akull por edhe feta limoni në pijet që na serviren në lokal. Por ekspertët kanë ngritur alarmin se ky zakon po na sëmur.

Sipas studimeve, në fetat e limonit që banakierët na vënë në gotat e pijeve ka mikrobe të shumta, pasi limoni pothuajse asnjëherë nuk lahet në mënyrën e duhur.

Studiuesit kanë gjetur në studimin e tyre se pothuajse 70% e mostrave që analizuan, përfshinin 25 lloje të ndryshme mikrobesh, informon dritare.net.

Hulumtuesit theksojnë se: “Mikrobet e gjetura në mostrat e limonit në studimin tonë të gjitha kanë potencial për të shkaktuar sëmundje infektive në vende të ndryshme të trupit”. Pra kujdes nga sot e tutje!/E.B-dritare.net