Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja pse pakot e patatinave nuk janë kurrë plot!

Ja pse pakot e patatinave nuk janë kurrë plot!
Nëse ju pëlqejnë patatinat, me siguri acaroheni shumë kur ju blini një pako të madhe dhe brenda nuk është as gjysma e mbushur. Kjo është mjaft zhgënjyese, por ka një arsye pse janë të mbushura kaq pak.

Hapësira boshe vendoset qëllimisht, në mënyrë që patetinat të mos copëtohen nga ngjeshja. Procesi u udhëtimit të pakove, nga fabrika e prodhimit deri në shtëpinë tuaj, është shumë i gjatë dhe sigurisht, nëse qesja do të ishte plot, ato do të thërrmoheshin.

Ajri brenda saj është gaz azot, i cili ndihmon mbajtjen e freskët të patatinave. Nëse do të ishte e mbushur me ajër natyral, me siguri, patatinat, do të prisheshin.

Në 1994, shkencëtarët zbuluan se ekspozimi i patatinave ndaj azotit jo vetëm që ndihmoi në zgjatjen e jetëgjatësisë së tyre, por gjithashtu i bëri ato më të shijshme./E.B-dritare.net