Ja me cilin mashkull do martohesh në bazë të shenjës astrologjike

Në mos një ditë një ditë tjetër edhe ju do merrni propozimin e rëndësishëm. Ne do ju tregojmë se me cilin mashkull ka më shumë mundësi të martoheni.

Dashi. Femrat e kësaj shenje janë shumë pasiononte dhe në përgjithësi merren vesh mirë me meshkujt e shenjës së akrepit. Duke qenë se këtyre burrave shpesh ju mungon besimi tek vetja, që në fillim ato duhet t’ua shprehin ndjenjat dhe t’iu bëjnë atyre të kuptojnë se janë në lartësinë e duhur.

Demi. Femrat e kësaj shenje janë të pavarura dhe duan një mashkull që t’ua vërë në pah vlerat e mbi të gjitha t’i respektojë. Me shumë gjasë ato do martohen me një luan, po aq i pavarur sa ato.

Binjakët. Femrat e kësaj shenje janë inteligjente dhe fantastike. Ato kërkojnë të kenë shumë pika të përbashkëta me personin që do kenë në krah dhe mashkulli me të cilin ka më shumë gjasë të martohen është i shenjës së Peshqve. Ai do dijë t’i dëgjojë e t’i mbështesë sa herë të ketë nevojë.

Gaforrja. Femrat e kësaj shenje dinë çfarë duan nga jeta dhe kërkojnë një mashkull që të dijë t’i mbështesë. Binjakët janë idealët.

Luani. Femrat e kësaj shenje janë karizmatike dhe joshëse. Meshkujt e po të njëjtës shenjë janë perfektët për t’i pasur partnerë.

Virgjëresha. Femrat e kësaj shenje janë serioze dhe adhurojnë të kujdesen për njerëzit që duan. Me meshkujt virgjëreshë mund të krijojnë një marrëdhënie perfekte dhe afatgjatë. Megjithatë edhe luanët mund t’i kenë partnerë të mirë.

LEXO DHE :   Pyet Logopeden/ Vajza ime ka pak fjalë, a ndikon peri i gjuhës?

Peshorja. Personat e kësaj shenje janë shumë socialë dhe të ëmbël. Me meshkujt e po të njëjtës shenjë ata mund të krijojnë një marrëdhënie ideale e mund të shkojnë në martesë.

Akrepi. Femrat e kësaj shenje janë misterioze dhe enigmatike. Mashkulli ideal me të cilin ato mund të martohen është ose i shenjës së akrepit ose i shenjës së binjakëve.

Shigjetari. Femrat e kësaj shenje janë aventuriere në shpirt dhe duan që si partner të kenë dikë që t’iu ngjajë sa më shumë. Sigurisht që një mashkull shigjetar është më i përshtatshmi për to.

Bricjapi. Femrat e kësaj shenje janë serioze dhe ambicioze. Mashkulli ideal me të cilin ato mund të martohen është ai i shenjës së virgjëreshës. Ata janë gjithashtu seriozë dhe angazhohen plotësisht në një marrëdhënie.

Ujori. Femrat e kësaj shenje janë romantike dhe ëndërrimtare. Meshkujt bricjapi dhe peshqit mund të jenë bashkëshortët idealë për to.

Peshqit. Femrat e kësaj shenje janë të ndjeshme dhe romantike. Ato duan të krijojnë një marrëdhënie serioze me meshkuj që t’iu ngjasojnë. E ku ka më mirë se një i shenjës së peshqve? Ai do jetë i dashur, romantik dhe do i kuptojë më së miri ato. /A.S-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.