
Foto/ Ja filmi që po xhironte në Itali, regjisori Gjergj Xhuvani!
Dritare.net

Regjisori i njohur ndërroi jetë në sheshxhirimin e filmit "Liqeni im" që po bënte në Itali. Filmi me skenar dhe regji të vetë Xhuvanit kishte marrë mbështetjen e Eurimages në Yerevan dhe kishte nisur xhirimet në dhjetorin e vitit të kaluar si një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë, ndërkohë që kishte mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Këtë film Xhuvani ia kushtoi adoleshentëve që janë në udhëkryqin e jetës së tyre, me moralin që t’i kthehen jetës së thjeshtë e të ndershme.
Vitet e fundit, regjisori i njohur vuajti me problemet e të birit, Kostandinit që përfundoi në burg për vrasje të katërfishtë. Mesa duket e ndjeu si mision që filmin t’ua kushtonte adoleshentëve./K.C/dritare.net

















