Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dosja Buka/ Arben Ahmetaj në arrati, GJKKO pranon kërkesën e avokatit: Mund të dëshmojë me audio ose video konferencë

Dosja Buka/ Arben Ahmetaj në arrati, GJKKO pranon kërkesën e

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, që ai të mund të japë shpjegime në lidhje me dosjen “Buka” nëse jep pëlqimin, duke përdorur audio ose video-konferencë.

Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e ish-fabrikës së Bukës. Prokurori i çështjes, Elvin Gogaj, gjatë seancës së mërkurës prezantoi kërkesat për provat shkresore dhe dëshmitarët që do të thirren. Ai deklaroi se Ahmetaj dyshohet se ka kryer me dashje shpërdorimin e detyrës dhe nuk ka zbatuar një vendim gjykate, megjithëse ishte në dijeni të tij.

Në seancën e ardhshme do të dëshmojë biznesmeni Lirim Fezollari, i cili ka përfituar nga privatizimi, ndërsa në listë janë edhe familja Myderizi dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Seanca e radhës është caktuar për datën 24 shkurt. Gjithashtu, prokuroria ka regjistruar një fraksion tjetër në këtë dosje për pastrim parash, lidhur me një transfertë prej 3 milionë eurosh drejt Austrisë, për të cilën po kryhen verifikime për lëvizjen e fondeve./L.F-dritare.net