Na ndiqni edhe në

Sport

Kombëtarja humbet Rey Manaj për ndeshjen me Poloninë. Çfarë ndodhi!

Kombëtarja humbet Rey Manaj për ndeshjen me Poloninë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rey Manaj ka pësuar një dëmtim të rëndë në kofshën e majtë gjatë ndeshjes së Sivasspor ndaj Ümraniyespor, duke u larguar nga fusha pas vetëm 7 minutash lojë.

Pas ekzaminimeve mjekësore, klubi turk konfirmoi një çarje të gradës 3c të tendinit brenda muskulit dhe gjakderdhje në pjesën e pasme të kofshës.

Si pasojë, Manaj pritet të mungojë në ndeshjen e 26 marsit ndaj Polonisë për play-off-in e Botërorit dhe ka shumë gjasa të humbasë edhe pjesën e mbetur të sezonit. Lajmi krijon probleme edhe për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho./K.C/dritare.net