Presidentja Osmani mandaton Kurtin për formim të qeverisë së re
E Mërkurë 11 Shkurt 2026, 21:09
Dritare.net

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se e ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për kryeministër.
“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, ka shkruar Osmani në Facebook./K.C/dritare.net