Netanyahu takohet sot me Trump. Bisedimet për programin bërthamor të Iranit në fazë kritike
Dritare.net

Presidenti amerikan Donald Trump do të presë këtë të mërkurë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta dhe negociatat për kufizimin e programit bërthamor të Iranit janë intensifikuar.
Netanyahu synon të kërkojë një marrëveshje që jo vetëm ndalon pasurimin e uraniumit nga Irani, por edhe kufizon programin e raketave balistike dhe mbështetjen për grupet aleate si Hamasi dhe Hezbollahu. Nga ana tjetër, Irani ka sinjalizuar gatishmëri për të kufizuar programin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve, por ka refuzuar kërkesat e tjera.
Vizita vjen ndërsa SHBA ka shtuar praninë ushtarake në rajon dhe Trump ka paralajmëruar Teheranin me goditje nëse nuk arrihet marrëveshje. Ai ka lënë të hapur edhe mundësinë e dërgimit të një tjetër grupi aeroplanmbajtës në Lindjen e Mesme, duke theksuar se një zgjidhje diplomatike mbetet ende e mundur./K.C/dritare.net