
Ja çfarë thotë kryeprokurorja Marku, për dosjet e përgjimeve!
E Hënë 27 Maj 2019, 13:01
Dritare.net

Marku iu përgjigj pyetjeve konkrete që iu adresuan, në lidhje me dosjet e përgjimeve.
Kryeprokurorja tha se hetimet për përgjimet vazhdojnë.
“Përgjimet, vazhdojnë të jenë në hetim. E kam shprehur disa herë, që aty ka problematikë, dosjet janë zvarritur, ka pasur vetëm përgjime, që nuk janë zbardhur dhe nëse nuk bëhen janë të palexueshme. Dosja 339 po hetohet nga 2 prokurorë dhe 11 oficerë, aty ka video të patranskriptuara, por do ketë vendimmarrje. Dosja 184 në të njëjtën gjendje, e regjistruar 2 vjet vetëm përgjime. Pas dy vjetëve janë regjistruar emrat e disa personave në hetim, do të ketë vendimmarrje të shpejtë”, tha ajo./E.B-dritare.net

















