Ja çfarë thotë Adrian Gaxha për ish të dashurën e tij, Luana Vjollcën
E Shtunë 19 Nëntor 2016, 17:05
Dritare.net
Në ekran u shfaqën personazhe të njohur si Alban Skënderaj, Enca, Stresi, Elvana Gjata etj, por kur në ekran u shfaq Luana Vjollca (min 26:40), diçka ndryshoi në fytyrën e Adrianit. Edhe pse fjalët e Florianit ishin pozitive për imazhin e saj, Adriani u mjaftua duke thënë se vajzat do ia lerë Florianit për t’i vlerësuar.
“Këtë s’ma merr mendja që shkon out, Luana është shumë e mirë edhe çdo herë vishet mirë, kështu që”, ka thënë Floriani dhe pas këtyre fjalëve të tij Adriani ka shtuar: “Ok, hajde in për krejt vajzat”, duke treguar tabelën me vlerësimin pozitiv.