Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Ja bimët që mund të zëvëndësojnë ilaçet!

Ja bimët që mund të zëvëndësojnë
Përpara përdorimit të ilaçeve moderne, ilaçet që përdoreshin për të trajtuar çrregullimet ishin bimët. Megjithëse në ditët e sotme, në qoftë se vizitoheni te doktori nuk para ndodh që si recetë të merrni bimë, kjo gjë nuk do të thotë se nuk janë efektive. Përdorimi i bimëve si ilaç, shmang  të gjitha efektet anësore që mund  të keni nga përdorimi i ilaçeve farmaceutike.

Ja 5 bimët që mund të zëvëndësojnë shumë nga ilaçet e mjekësisë moderne:

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë është një bimë me origjinë në Indinë Jugperëndimore. Kërcelli i kësaj bime zihet, thahet dhe bashkohet me një pluhur portokalli, e cila përdoret në shumë gatime. Shafrani i Indisë njihet për vetitë e tij anti–inflamatore, i cili vjen në sajë të përbërësit të tij aktiv Curcumin. Vetitë anti-inflamatore, e bëjnë Shafranin e Indisë një nga bimët më të rëndësishme për të trajtuar çrregullimet që vijnë nga inflamacioni. Është efektiv në luftimin e sëmundjeve si artriti, madje një studim i fundit ka treguar që kjo bimë mund të lehtësojë dhimbjen, po aq sa qetësuesit.

Dandelion

Bima e quajtur “Dandelion” apo siç njihet ndryshe edhe luleradhiqe është mjaft e njohur dhe e përhapur në lëndina. Kjo bimë njihet për uljen e nivelit të kolesterolit në gjak, parandalimin e sëmundjeve dhe pastrimin e arterieve. Depozitimi i yndyrnave në arterie mund të  shkaktojë  shumë probleme shëndetësore, një prej tyre është edhe stresi oksidativ, i cili mund të shkaktojë shumë sëmundje. Përdorimi i dandelionit ndikon në uljen e dëmtimevë të shkaktuara nga depozitimi i yndyrnave në arterie. Studimet kanë arritur në konkluzionin që dandelioni është i mirë në parandalimin e arteriosklerozës dhe të sëmundjeve të zemrës.

Limoni

Limoni njihet për efektin që ka në humbjen e peshës dhe presionin e gjakut. Studimet kanë gjetur se një mikropërbërës i gjetur në limon parandalon shtimin në peshë duke shtuar nivelin e oksiduesve. Mikropërbërësi i gjetur në limon ndihmon në shkatërrimin e acideve yndyrore, por gjithashtu parandalon krijimin e yndyrnave.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është një bimë me origjinë në Azinë jugore. Kjo bimë gjatë gjithë historisë është përdorur si ilaç. Mund të përdoret i freskët, i tharë, pluhur, lëng apo vaj. Xhenxhifili njihet për efektet që ka në parandalimin e simptomave siç janë përzierja, të vjellat dhe marramendja.

Studimet kanë treguar se kur konsumoni një gram xhenxhefil para operacionit plastik, reduktoni të vjellën për 24 orë, pas operacionit. Përveç të tjerave, jep energji në mëngjes dhe redukton të vjellurën dhe përzierjen tek gratë shtatzëna.

Hudhra

Hurdhra njihet për aromën që lëshon tek ushqimet ku përdoret, por përveç kësaj ka edhe mjaft përfitime të tjera. Hudhra redukton simptomat e arteriosklrerozës, një sëmundje e shkaktuar nga ngushtimi i arterieve, që ndikon në forcimin dhe humbjen e elasticitetit të arterieve.

Hudhra gjithashtu ndikon tek fleksibiliteti i tyre. Studimet sugjerojnë konsumimin e hudhrave për parandalimin e zhvillimit të kancerit koronar. Në qoftë se ju konsumoni doza të larta hudhre çdo ditë, për 1 vit, mund të reduktoni rrezikun e tumorit. Hudhra ka ndikim edhe në reduktimin e tensionit të gjakut, tek njërëz me presion të lartë gjaku./dritare.net