Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-ministri Tahiri: Kurban janë ata që nuk janë të lirë të shprehen, jo unë

Ish-ministri Tahiri: Kurban janë ata që nuk janë të
Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i pyetur nga gazetarët nëse e quan veten kurban, u përgjigj me një gjuhë të ashpër. Tahiri tha se kurban nuk do të thotë të jesh i mbyllur në burg, por të mos kesh lirinë të shprehësh atë që  ti di, atë që mendon.

"Më keni trembur sa herë më keni pyetur a do bëhesh kurban, a s’do të bëhesh kurban edhe me fyeni kur e bëni si pyetje. Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg. Kurban do të thotë të mos jesh i lirë. Unë te garantoj qe ka pasur e ka në parlament, jashtë parlamentit, ne qeveri, jashtë qeverise, ne politike, njerëz që janë kurban dhe pse nuk e kanë parë një ditë derën e burgut. Se nuk janë të lirë te mendojnë, të flasin po nuk i thanë çfarë te flasin. Kam njohur burra që kane bere burg, qe kane qene te lire edhe janë, se ka te beje sa i lire je ne mendje, jo sa te lira i ke duart. Ka të burgosur pa fund nga këta që janë të lirë, ka një katalog te tere njerëzish nga 1990 deri sot. Ata janë kurban. Unë jo, unë jo", u shpreh ish-ministri.

Gjatë fjalës së tij, për të dhënë komentin për vendimin e gjykatës që e shpalli të fajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, Tahiri, përdori një gjuhë të ashpër. Në çdo pyetje që iu drejtua, përgjigjja që nuk mungoi ishte se do të vazhdonte luftën derisa të marrë pafajësinë e plotë./L.F-dritare.net