Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-kreu Bankës së Anglisë: Ekonomia botërore drejt krizës financiare!

Ish-kreu Bankës së Anglisë: Ekonomia botërore drejt
Përplasjet e kaluara sollën mënyra të reja mendimi dhe reforma, por asgjë nuk ka ndryshuar që nga 2008, thotë ish-shefi i Bankës së Anglisë.

Kjo krizë e ardhshme do të ketë pasoja shkatërruese për sistemin demokratik të tregut, sipas ish- guvernatorit të bankës së Anglisë, Mervyn King. Ai shtoi se rezistenca ndaj mënyrave të reja të të menduarit do të rezultonte në një përsëritje të kaosit të viteve 2008-2009.

Në një leksion që dha në Washington në mbledhjen vjetore te Fondit Ndërkombëtar Monetar, King tha se nuk ka patur përgjigje për pyetje thelbësore të arsyeve që çuan në krizë një dekadë më parë.

“Një tjetër krizë ekonomike dhe financiare do të ishte shkatërruese për ligjshmërinë e sistemit demokratik tregtar,”-tha ai. “Duke pretenduar se ne e kemi bërë të sigurt sistemin bankar, thjesht po shkojmë të përgjumur drejt një krize të re.”

 Ai shtoi që Amerika do të vuante nga një “Armagedon financiar” nëse banka e tyre qendrore- Rezerva Federale- nuk do të kishte fuqi të luftonte një tjetër episod të ngjashëm si ai i krizës bankare të vitit 2008.

King, paraardhësi i Mark Carnet si guvernator i Bankës së Anglisë, tha se pas Depresionit të madh në 1930 ka pasur mendësi të re dhe sfidë intelektuale.

“Asnjeri nuk mund të vërë në dyshim që ne po jetojmë sërisht në një periudhë trazirash politike. Por nuk ka pasur ndryshime thelbësore në politikat ekonomike. Kjo duhet të ndryshojë.”

Ish-guvernatori tha se klima ekonomike dhe politike rrallëherë ka qenë kaq e tensionuar, duke cituar luftën tregtare midis Amerikës dhe Kinës, trazirat në Hong Kong, problemet në Argjentinë dhe Turqi, tensionet në rritje midis Francës dhe Gjermanisë për drejtimin e ardhshëm të euros, dhe konflikti politik i hidhur në Amerikë në një kohë kur gatishmëria e Amerikës për të vepruar si polici i botës po zhduket.

Valët në sipërfaqen e politikës tonë janë bërë dallgë teksa era e ndryshimit ka fituar forcë, ”- tha ai

King tha se ekonomia botërore ka ngecur në një kurth të rritjes së ngadalshme dhe se ringritja nga kriza e 2008-2009 ishte më e dobët sesa ringritja nga Depresioni i madh.

“Pas Inflacionit të lartë, stabilitetit të lartë dhe Recesionit të lartë, tanimë kemi hyrë në një gjendje stanjacioni të lartë.” King tha se në 2013 ish sekretari i thesarit amerikan Larry Summers kishte riprezantuar konceptin e stanjacionit shekullor, një periudhë e përkohshme e një rritje të ngadalshme në të cilën norma shumë të ulëta interesi janë jo efektive. “Me siguri është koha për të pranuar që ne po e përjetojmë këtë gjë.”

Modelet standarde ishin të padobishme në dy zona të rëndësishme të politikave ekonomike-të nxirrnin ekonominë botërore jashtë kurthit të rritjes së ngadaltë, dhe ta përgatisnin për krizën e ardhshme financiare.

“Njohuria tradicionale që ja ngarkon stanjacionin gjerësisht faktorëve të furnizimit si themelorë në rritjen e produktivitetit duket se ka rënë. Por të dhënat mund të interpretohen vetëm brenda një teorie ose modeli. Dhe është surprizuese që ka pasur kaq shumë rezistencë ndaj hipotezës që, jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por e gjithë bota si një e tërë po vuan nga një stanjacion shekullor i udhëhequr nga kërkesa.

King tha se bota hyri dhe nisi një krizë financiare globale me një model të shtrembëruar të kërkesës dhe outputit. Për të shpëtuar përgjithmonë nga kurthi i rritjes së ngadalshme duhet një rialokim i burimeve nga një përbërës i kërkesës në një tjetër, nga një sektor në një tjetër, dhe nga një firmë në një tjetër.

“Ka pasur shumë investime në disa pjesë të ekonomisë-sektori i eksporteve në Kinë dhe Gjermani dhe pronësia tregtare në ekonomi të tjera të avancuara, përshembull-dhe e pamjaftueshme tek disa të tjera-investime infrastrukturore në shumë vende perëndimore. Për të nxjerrë një zhvendosje burimesh, si puna dhe kapitali, do të kërkojnë më shumë politika se thjesht stimul monetar.”

Ai shtoi: “Është dështimi për tu përballur me nevojën për aksion në shumë fronte të politikës që ka sjellë në një stanjacion të kërkesës në dekadën e kaluar. Dhe pa veprim për tu marrë me dobësinë strukturore të ekonomisë botërore, ka risk që një tjetër krizë financiare, duke nisur këtë herë jo nga sistemi bankar amerikan por nga sisteme të dobëta financiare diku gjetkë.”

King tha se ishte koha që Rezerva Federale dhe banka të tjera qendrore të fillonin bisedimet në dyer të mbyllura me politikanët për ti bërë të ditur ligjvënësve se sa afër është një krizë tjetër.

Ai tha: “Kongresi do të përballej me një zgjedhje midis armagedonit financiar dhe një pezullim të disa rregullave që janë prezantuar pas krizës së fundit për të limituar aftësinë e Fed për të dhënë hua./Burimi: The Guardian, përshtati  për Dritare.net, Ada Shehu./dritare.net