Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Incidenti i parë në Palermo, shmanget përplasja e tifozëve me stjuardët

Incidenti i parë në Palermo, shmanget përplasja e tifozëve

Rreth një orë para fillimit të ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, një grup i vogël tifozësh shqiptarë kanë krijuar rrëmujë në shkallët e stadiumit “Renzo Barbera” dhe jo për fajin e tyre.

Dy prej tyre mbetën të bllokuar në ashensorin e stadiumit dhe i binin papushim alarmit, pa marrë një përgjigje nga punëtorët e impiantit. Kjo situatë vazhdoi për rreth 20 minuta, pasi askush nuk po u përgjigjej.

Vetëm mbërritja e disa të afërmve të tyre vuri në lëvizje punëtorët e stadiumit sicilian, të cilët më në fund arritën të gjenin edhe personin që mbante çelësat e emergjencës për ashensorin.

Por kjo situatë për pak sa nuk solli një konfrontim fizik mes palëve, pasi tifozët shqiptarë, të acaruar me indiferencën e punonjësve vendas, u përplasën verbalisht si me stjuardët e stadiumit, ashtu edhe me personin që kishte çelësin dhe që në fakt arriti t’i shpëtonte.

Fatmirësisht, u shmang një përplasje fizike mes palëve, por për disa minuta ky ishte një incident që shkaktoi shumë tension në stadium./Panorama Sport/