
Ilva Tare tregon më shumë për projektin në Euronews Albania
E Martë 13 Gusht 2019, 11:11
Dritare.net

Në shtator, gazetaren do ta shohim me një emision të vetin në "Euronews". Në Ask-un e saj kanë qenë shumë pyetje për punën dhe projektin e saj në Euronews. Por megjithatë, gazetarja nuk ka zbuluar pothuajse asgjë.
E pyetur nga një ndjekës/se për projektin në Euronews, Ilva Tare thotë: "Unë vetëm mund të them se, Euronews nuk është vetëm projekt, por një platformë që ka potencialin ta revolucionojë profesionin e gazetarit në Shqipëri dhe rajon."
Por pyetjet ndaj gazetares nuk kanë qenë vetëm për punën e saj, por edhe disi personale. Një ndjekëse e ka pyetur se pse është kaq në formë?
Gazetarja ka thënë: "Besoj se është çështje gjenesh, s'kam ndonjë meritë."/K.C/dritare.net

















