Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën “arrest në shtëpi”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga qelia, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Beqaj ishte arrestuar më 4 korrik 2024, në kuadër të hetimeve për abuzimin e dyshuar me fondet e SASPAC. Me vendimin e fundit të gjykatës, ai nuk do të qëndrojë më në qeli, por do të vijojë të jetë nën masën e arrestit në shtëpi./L.F-dritare.net