I keni votat për të shkarkuar Metën? Ja si përgjigjet Balla!
E Martë 11 Qershor 2019, 22:10
Dritare.net
Gazetari Aleksandër Çipa: Nëse nuk i keni votat për të shkarkuar presidentin, çfarë do të bëni?
Taulant Balla: Shqiptarët na kanë dhënë 74 mandate, për ta shkarkuar duhen më shumë vota. Unë besoj se në Kuvendin e Shqipërisë, ndjeshmëria ndaj këtij akti të paprecedent do të bëjë që të shkarkohet presidenti Meta. Unë besoj se e dinin të gjithë se Meta do ta bënte këtë akt të paprecedent.
Gazetari Erl Murati: Mendoni se shkarkimi i Metës e rrit krizën apo jo?
Taulant Balla: Unë mendoj se Meta nuk meriton më të jetë në atë rol, prandaj duhet shkarkuar./K.C/dritare.net