Horoskopi javor 14- 20 tetor 2019

Dashi

Kjo do jetë një javë e mrekullueshme. Do jeni praktikë dhe optimistë. Ju të dashuruarit çdo ditë do përjetoni ndjesi të reja dhe do ju duket shpesh sikur jeni nëpër ëndrra. Problemet e se shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nuk duhet të luani me zjarrin vetëm për të ndryshuar statusin sepse mund të lëndoheni keq. Sektori i financave nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Prej pak kohesh po ecni vetëm me plane dhe kjo është gjëja më e mirë. Gjendja shëndetësore herë do jetë e mirë dhe herë do lerë për të dëshiruar. Mundohuni të konsumoni nga të gjitha llojet e ushqimeve. Në pune vërtet do lodheni pak, por arritjet do ju bëjnë krenarë për veten.

Demi

Për ju çdo gjë ka për të shkuar për mrekulli gjatë kësaj jave. Planetët dhe të afërmit do ju shtojnë gëzimin dhe buzëqeshjen. Ju të dashuruarit do i shprehni më tepër ndjenjat dhe këtë do e bëjnë me mënyra nga më të veçantat. Partneri nga ana tjetër do iu dashurojë pa dorashka dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët vërtet do lodheni tej mase duke joshur, por rezultatet që do arrini do iu çlodhin menjëherë. . Me financat nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Sipas Dritare.net, shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për problemeNë punë do jeni këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur atje ku dëshironi. Mund të lodheni disi, por do arrini atje ku doni.

Binjakët

Sado që të mundoheni nuk keni për ta ruajtur dot një klimë të ngrohtë sot. Herë pas here do ju duhet të bëni më shumë durim dhe të këmbëngulni. Jeta juaj në çift ka për të qenë shumë ë trazuar dhe nuk do bëni as përpjekjen më të vogël për ta ndryshuar. Debatet do vazhdojnë edhe në mbrëmje. As beqarët nuk do e kenë mendjen për të krijuar një lidhje të qëndrueshme dhe do i refuzojnë ftesat që do ju bëhen. Buxheti mund të mbahet i qëndrueshëm vetëm falë ndihmës së të afërmve sepse ju nuk do arrini dot t’i vini fre vetes. Shëndeti nuk do jetë shumë problematik, por nuk do ndiheni as shumë të qetë. Në punë përfitoni të kërkoni çdo gjë që do doni  ë momentin e duhur sepse askush nuk do ju thotë dot jo.

Gaforrja

Paragjykime, mërzitje, debate dhe konflikte do ketë këtë javë. Shumicën e kohës do ndiheni keq. Situata për ju çiftet do jetë e tensionuar. Kësaj here nuk do jeni ju shkaktarët. Partneri po bëhet i padurueshëm dhe sado durim të keni nuk do e ruani dt harmoninë. Për ju beqarët priten flirte. Do pëlqeheni shumë gjatë kësaj jave, por aventurat që do kaloni mund te mos iu pëlqejnë shumë. Saturni ju këshillon të tregoheni vigjilentë me financat për të mos e përkeqësuar gjendjen. Për sa i përket shëndetit nuk do keni për çfarë te ankoheni pasi do jeni në formë shumë të mirë. Në punë duhet të jeni realiste dhe me këmbë në tokë nëse doni të merrni një drejtim të ri. Do merrni një vendim të rëndësishëm.

Luani

Kjo javë ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe e mbushur me lumturi. Juve që jeni në një lidhje, këtë jave do iu duket sikur do kaloni një muaj mjalti. Partneri do përkujdeset mjaft dhe disa dëshira do iu plotësohen. Neptuni nga ana tjetër do ndikojë pozitivisht tek jeta sentimentale e ju beqarëve. Tregohuni të ndershëm me ato që do shprehni dhe mos u nxitoni për asgjë. Me financat do tregoheni të matur dhe kjo është një cilësi shumë e nevojshme në këtë kohë të vështirë. Në planin shëndetësor nuk do ketë probleme. Rezistenca juaj fizike do jetë e jashtëzakonshme dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Mundohuni të mos stresoheni. Në punë do keni shumë fat dhe çdo objektiv do e arrini pa shumë mundim.

Virgjëresha

Kjo javë nuk do jetë as e mirë e as e keqe. Për çështjet e zemrës gjërat nuk do ecin për mrekulli. Ju të dashuruarit do keni dyshime për partnerin tuaj dhe do mundoheni ta përndiqni atë gjithë kohës. Kjo do e acarojë edhe më tepër marrëdhënien mes jush. Ju beqarët nuk do ngurroni t’ia shprehin ndjenjat atyre që do pëlqeni dhe në këtë mënyrë do e ndryshoni shumë shpejt statusin. Me financat do keni vështirësi dy ditët e para, por dalëngadalë situata do stabilizohet. Do e gjeni çelësin e suksesit. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do keni mbrojtje të mirë imunitare. Në punë do mundoheni shumë gjithë javës, por do arrini atë që keni dashur. Disa kolegë do ju mbështesin fort.

Peshorja

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, shpine dhe koke. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

LEXO DHE :  Blushi qesh pas krahëve/ Meta çmendet nga gazetarët: SHBA-të janë si yll e si shpirt

Akrepi

Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje gjithmonë do bëni gjënë e duhur dhe më të mirën për të dyja palët. Në fundjavë nuk do mungojnë as surprizat nga të dyja palët. Ju beqarët do jeni me fat dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Ai do jetë fiks ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Në planin financiar do i kuptoni gabimet e bëra deri me tani dhe do mundoheni të gjeni një zgjidhje për çdo problem. Shëndeti për fat të keq do ketë probleme të mëdha. Do hani pa fund dhe kjo mund t’iu sjelle probleme edhe me stomakun përveçse me jashtëqitjen. Kujdes edhe më të nxehtin që do fillojë. Në punë do lodheni pak, por do kënaqeni kur të arrini atje ku keni dashur.

Shigjetari

Këtë javë do jeni shumë më të vendosur dhe të bindur plotësisht për të hedhur hapa para. Mirëqenia do mbizotërojë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Do kaloni vetëm momente të bukura pranë partnerit dhe as që do mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër. Ju beqarëve do ju rëndojë pafund vetmia dhe kjo mund t’iu shtyjë të bëni gjëra të gabuara. Kujdes sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Buxheti nuk do jetë ashtu si keni dashur dhe mund të bëni edhe sakrifica për të mos u rrënuar plotësisht. Nëse familjaret ju ofrojnë ndihme pranojeni e mos u tregoni krenarë. Shëndeti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do jeni të motivuar dhe do arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë.

Bricjapi

Në disa momente do ndiheni si të përhumbur këtë javë megjithatë nuk do dorëzoheni dhe do mundoheni ta bëni jetën më të bukur. Çdo gjë do jetë e qetë për ju çiftet dhe kjo sepse lidhja juaj do bazohet tek ndershmëria dhe sinqeriteti. Që ne momentin parë që shihni se diçka nuk po shkon mirë, ju merrni iniciativën dhe flisni me partnerin. Edhe për ju beqarët do jetë një javë shume e mirë. Përfitoni sa me shume! Mos besoni tek reklamat për te bere shpenzime, por kurseni sa me shumë te mundni. Dielli dhe Saturni do jenë planetët që do e mbrojnë shëndetin tuaj. Kujdes me ushqimin e tepërt sepse mund të sjelle pasoja tek stomaku dhe mëlçia. Pozitiviteti do iu ndihmojë të zgjidhni të gjitha problemet profesionale. Mos ngurroni as të kërkoni të drejtat tuaja.

Ujori

Jave shumë e mirë do jetë kjo për ata të gjithë. Lëreni mënjanë egon dhe mundohuni t’i bëni gjërat sa më mirë. Bashkëpunimi në çift do jetë i fortë në çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni të qëndroni më tepër kohë pranë njeri-tjetrit. Ju beqarët do jeni mjaft joshës dhe do bëni për vete persona të shumte. Midis tyre mund të jetë edhe ai që do iu ofrojë një jetë të qetë dhe me momente të lumtura. Financat do i menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mirë gjithë kohës. Shëndeti duhet pasur më tepër në vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majat.

Peshqit

Nëse nuk tregoheni tolerantë dhe të duruar kjo javë do jetë shumë e vështirë. Për ju çiftet do jetë periudhë pak e zymtë. Mund të thuhet se do jetë një “lufte e ftohte” dhe ju do vuani. Lëreni pas krenarinë dhe bëjeni ju hapin e parë për të rregulluar gjërat. Për ju beqarët pritet të filloje një lidhje e fortë dhe e këndshme. Dielli do ju bëjë të keni shumë etje për të bërë shpenzime dhe për  të fituar para. Kujdes me hapat që do hidhni. Për sa i përket shëndetit do keni disa probleme me gjumin. Merrni masat e duhura, por mos e teproni me medikamentet. Pini një gotë qumësht te ngrohte para se te shtriheni për të fjetur. Kujdes, në punë disa kolegë ziliqarë do kërkojnë t’iu zënë vendin. /dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.