Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i muajit shkurt 2020

Horoskopi i muajit shkurt 2020
Dashi

Mos dilni nga realiteti gjatë këtij muaji sepse keni për të pasur pasoja të rënda. Për ju që keni  një lidhje situata do jetë e ndërlikuar. Jo vetëm që do ndodhin debate, por do mungojë edhe pasioni. Duhet të bëni te pamundurën që ta ndryshoni situatën sa më parë nëse nuk doni të vijë fundi. Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk duhet vetëm te shprehin dëshirat, por duhet edhe te veprojnë. Shëndeti do jetë më delikati këtë muaj dhe duhet të kujdeseni shumëfish që të mos bëheni akoma më keq. Kujdesuni edhe për ushqimin. Buxheti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mos kryeni investime shumë të mëdha. Pas datës 18 situata do fillojë të normalizohet. Në punë pranoni të bashkëpunoni me kolegët që t’ia dilni mbanë. Vetëm nuk do arrini atje ku keni dëshiruar dhe do humbni kohë kot.

Demi

Këtë muaj do jeni shume altruistë dhe ky do jetë një gabim. Nëse keni një lidhje gjeni edhe pak kohë për t’iu përkushtuar vetes sepse përndryshe partneri mund të shohë dikë tjetër. Ju beqarët do i keni mendimet shumë më të qarta dhe do dini kë dhe ku ta kërkoni personin e duhur. Data 18 do jetë me më shumë fat. Për shëndet më të mirë nuk do ju bënte keq pak aktivitet fizik, yoga apo not. Sipas Dritare.net, në planin financiar do keni më shumë fat pas datës 14. Fale disa hapave që do hidhni gjendja do ndryshojë përgjithmonë. Edhe në punë do keni arritje sepse do silleni si duhet dhe do hidhni kurdoherë hapat e duhura. Agresivitetin shmangeni për çdo lloj arsyeje.

Binjakët

Ky do jetë një muaj tranzicioni për ju. Do çliroheni më në fund nga disa probleme të vjetra dhe do jeni më të hapur ndaj risive. Pas datës 9 çdo gjë për ju do fillojë të shkëlqejë. Nëse keni një lidhje duhet të keni besim tek vetja dhe çdo gjë do ju ecë si doni. Partneri do ju adhurojë dhe nuk do reshtë së ua shprehuri ndjenjat. Do jeni vërtet me fat. Nëse jeni beqarë, një takim i ndodhur në datën 5 do jetë përcaktues i jetës tuaj. Fundi i muajit do ju gjejë çift. Shëndeti mund të ketë ndonjë shqetësim të vogël në ndonjë moment, por asgjë për tu alarmuar. Nga java e dytë do keni më shumë energji dhe do shpëtoni edhe nga një problem kronik. Gjendja e financave do përmirësohet jashtëzakonisht pas datës 10. Përfitoni për të bërë investime ose për të hequr para mënjanë. Në punë do ju shtohen përgjegjësitë, por edhe fitimet financiare dhe morale.

Gaforrja

Këtë muaj do jeni ju ata që do vendosni për fatin e jetës tuaj. Tregohuni të logjikshëm, falni, hapni rrugë dhe keni për ta parë se sa të lumtur do jeni. Nëse keni një lidhje mos i mbani sekrete atij që keni në krah, por flisni edhe për gjërat që ju kanë mbetur peng. Duke folur do mund të sqaroni çdo gjë. Nëse jeni ende vetë, dielli do fillojë të linde pas datës 9. Gjithçka do ju duket e çuditshme, por shumë e këndshme. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha. Do ju stabilizohet edhe pagjumësia apo ndonjë problem alergjik që mund të keni pasur. Në planin financiar përmirësimet do jenë të vazhdueshme. Tashme do ja ndieni lezetin përpjekjeve dhe sakrificave që keni bërë. Në punë do merrni mbështetjen e planetëve dhe gjërat kanë për t’iu ecur mirë gjatë gjithë kohës.

Luani

Bëni kujdes gjatë këtij muaji sepse yjet nuk parashikojnë një periudhë pozitive. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do përballeni me të papritura të pakëndshme. Kujdes me xhelozinë nëse keni një lidhje pasi ajo mund ta shkatërrojë gjithçka keni ndërtuar. Pranoni të flisni hapur me partnerin edhe për dyshimet me te vogla. Ju beqarët nuk duhet të ndikohen nga familjaret për të bërë një zgjedhje, por duhet të njiheni fillimisht vetë e të reflektoni çfarë do bëni. Shëndeti për fat nuk do jetë i keq. Pas javës së parë madje do keni edhe më shumë energji se me parë. Sipas Dritare.net, financat duhen pasur më tepër në vëmendje. Mos i shpërdoroni paratë sepse keni për t’u penduar gjithë jetën. Në punë do keni mbështetjen e shefave dhe do i zbatoni pa frikë planet e bëra më herët.

Virgjëresha

Shumë njerëz do mundohen t’iu bëjnë keq gjatë këtij muaji dhe t’ua bëjnë çdo gjë më të vështirë. Mos i besoni askujt dhe veproni sipas mendjes tuaj kurdoherë. Disa vështirësi që keni pasur në jetën tuaj në çift do mund të zgjidhen. Do ndiheni më mirë se më parë dhe do kaloni çaste harmonike. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat, megjithatë mirë është t’i bëni gjithë kohës sytë katër sepse ndonjëherë ka persona që kalojnë aq shpejt saqë nuk mund t’i dallosh.  Që shëndeti mos ketë shqetësime serioze duhet patjetër të çlodheni herë pas here dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Financat po nuk i mbajtët nën kontroll do dobësohen ndjeshëm. Në punë do lumturoheni pafund pas atyre që do arrini. Ja ka vlejtur i gjithë mundi dhe sakrificat që keni bërë.

Peshorja

Ky nuk ka për të qenë një muaj aspak i mirë. Do keni shumë pakënaqësi dhe shpesh di acaroheni. Përpjekjet që duhet të bënë për të zgjidhur situatat duhet të jene dyfish nga më parë. Nëse keni një lidhje mos i shkoni gjithmonë kundër partnerit sepse ne disa raste ai mund të ketë të drejtë. Më mirë mendoni të flisni me qetësi dhe të sqaroheni për çdo gjë. Momentet romantike do jenë të pakta. Ju beqarët do e kufizoni shumë veten dhe nuk do mund të arrini dot lidhjen që keni menduar. Do humbni mundësi të shkëlqyera që do ju dalin rreth datës 11 dhe 12. Sipas Dritare.net, shëndeti do ketë probleme. Bëni sa më parë analiza që të zbuloni në kohë çdo gjë. Për menaxhimin e financave duhet të kërkoni ndihmë nga specialistët sepse vete nuk do mund t’ia dilni. Në punë do ju dalin sfida të vështira pas datës 13 kështu që duhet të mblidhni të gjitha forcat për t’i përballuar.

Akrepi

Sipas parashikimeve ky ka për të qene një muaj pozitiv dhe më i favorshëm për marrëdhëniet me të tjerët. Do jeni të kujdesshëm dhe nuk do hidhni hapa pa qenë të bindur. Nëse keni një lidhje do i shihni gjërat me optimizëm dhe do mendoni më tepër për të ardhmen. Mund të tentoni edhe për një fëmijë ju të martuarit. Ju beqarët mund të eklipsoheni nga dikush dhe pas datës 12 mund të mendoni të filloni edhe një lidhje. E rëndësishme është që do ndiheni përherë mirë e të përmbushur shpirtërisht. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Kombinoni ushqimin e ekuilibruar me aktivitet fizik dhe do ndiheni edhe shumë më të rinj sesa jeni. Në planin financiar, që nga data 5, do ecni me një skemë të mirë përcaktuar dhe do dini sa para të shpenzoni. Në punë do jeni profesionistë dhe do iu ofrohen mundësi të shkëlqyera për të treguar aftësitë që keni. Dielli do ua qartësojë idetë dhe do ju bëjë më këmbëngulës.

Shigjetari

Yjet do jenë pozicionuar mirë në jetën tuaj këtë muaj kështu që duhet ta shfrytëzoni sa të mundeni çdo moment. Në punë mund të përmbyllni me sukses një kontratë që do ua rritë edhe të ardhurat në mënyrë super të shpejtë. Nëse keni një lidhje bëni atë që do ndieni, por gjithmonë ruajeni të fortë komunikimin me partnerin. Nëse jeni beqarë do keni ditë të qeta deri në datën 14, ndërsa më pas gjërat do marrin tjetër dimension dhe zemra do ju hidhet përpjetë. Shëndeti mund te lërë për të dëshiruar javët e para. Do e lini veten disi pas dore dhe do keni shqetësime nga koka dhe barku. Gjendja e financave pritet të ketë përmirësim rreth datës 19 deri më 22. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që të shpenzoni pa e vrarë mendjen pas këtyre datave. Puna do vijë javë pas jave duke u përmirësuar

Bricjapi

Këtë muaj do i keni të gjitha mundësitë për të ecur përpara drejt suksesit, por duhet të kaloni disa pengesa dhe duhet të bëni zgjedhjet e duhura. Humori dhe qetësia do jenë pikat tuaja më të forta. Nëse keni një lidhje duhet të bëni pak durim që situata të normalizohet pas vështirësive të kaluara. Bëni edhe ku përpjekje mos prisni që të mundohet vetëm partneri. Ju beqarët do keni disa njohje rastësore për çështje punë dhe me ta mund të lindë një ndjenjë shumë e bukur. Shëndeti në tërësi ka për të qenë më i mirë se një muaj më parë. Po u stërvitët edhe më shumë dhe po u ushqyet si duhet do ndiheni akoma më në formë. Për financat duhet të jeni më të kujdesshëm sidomos deri në datën 11 kur klima do jetë e trazuar. Pas datës 22 situata do ndryshojë s me magji dhe sytë do ju shkëlqejnë. Në punë do jeni të ngarkuar dhe do keni ulje e ngritje.

Ujori

Gjatë këtij muaji duhet patjetër të merrni masa strikte nëse nuk doni t’iu ndodhin të papritura. Çështjet e zemrës duhen menaxhuar me më shume përkujdes sepse çdo gabim i vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për të ardhmen Gjithçka do ndryshoje pas datës 13. Ju beqarët, para se të hedhin hapa, duhet të dëgjoni edhe mendjen, jo vetëm zemrën. Gjendja shëndetësore herë pas here do kalojë vështirësi. Nuk do ndiheni në formën më të mire të mundshme dhe kjo do ju mërzitë. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa akoma më strikte që situata të mbetet e kënaqshme. Në punë do filloni t’i shihni gjërat më qartë pas një periudhe të mbushur me turbullira. Pyeteni shpeshherë veten se cilat janë gjërat që dëshironi t’iu ndodhin dhe mos i ndalni përpjekjet.

Peshqit

Këtë muaj do ju ndodhin vetëm gjëra pozitive sidomos në planin sentimental. Do merreni vesh mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do jeni të pandashëm, për gjithçka do merreni vesh dhe nuk do mungojnë as çastet pasionante dhe emocionuese. Edhe ju beqarët duhet ta dëgjoni sa më shumë zemrën sepse ajo nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire. Nuk do keni aspak shqetësime, madje as ata që muajin e kaluar kanë vuajtur. Buxhetin duhet ta keni me tepër nën kujdes dhe nuk duhet të jepni para hua sidomos deri në datën 26.  Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje për t’ia dalë sepse po fjetët gjumë nuk do mundohen të tjerët për ju. Për fat do i kuptoni shpejt këto gjëra dhe do merrni masa. /dritare.net