Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i muajit janar 2020

Horoskopi i muajit janar 2020

Dashi

Gjatë këtij muaji do keni herë pas here vështirësi në çdo fushë, por nëse nuk e lëshoni vetes mundet edhe t’ia dilni mbanë. Ju që keni një lidhje duhet të qëndroni pak më shumë kohë me partnerin tuaj dhe madje të provoni edhe eksperienca të reja se bashku. Vetëm kështu do e mbani larg rutinën dhe mërzinë. Ju beqarët ka shumë gjasë ta gjeni personin e përshtatshëm në rrethin familjar të disa miqve. Shëndeti mund të ketë herë pas here disa probleme të vogla, megjithatë nuk do ndodhë asgjë për t'u alarmuar. Në planin financiar mos thurni ëndrra kot, por qëndroni me këmbë në tokë dhe shpenzoni me kursim. Në punë ka rrezik të përballeni me disa probleme dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Asnjë koleg nuk do ju mbështesë.

Demi

Këtë muaj ndryshe nga sa mund të duket në fillim do keni goxha përparime dhe mund të përmbyllni një çështje të rëndësishme. Ju që jeni në një lidhje do keni ide të ndryshme lidhur me disa çështje dhe marrëdhënia në çift mund të bëhet delikate në disa momente. Tregohuni më realistë dhe mundohuni t'i pranoni mendimet e tjetrit. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni të matur dhe të bëni kujdes nga disa persona që duke ju ndihmuar me një çështje do iu joshin. Shëndeti në përgjithësi nuk do jetë i keq, përveç dhëmbëve. Mund të keni skuqje dhe djegie të mishrave dhe duhet patjetër të flisni me një mjek stomatolog. Sipas Dritare.net, në pune do ketë vonesa me përmbylljen e projekteve dhe shpesh do gjendeni në situata delikate.

Binjakët

Gjatë këtij muaji do jeni të detyruar të hiqni dorë nga disa zakone dhe të ruani qetësinë në shumë momente. Ju të dashuruarit duhet ta kontrolloni veten sepse përndryshe do keni telashe të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Ju beqarët do bini në dashuri me një mik të ngushtë të fëmijërisë. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar sepse do dini të përkujdeseni për veten. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematike. Do i kuptoni gabimet që do bëni, por me vonesë. Në punë do jeni luftarakë dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të arrini atje ku keni dëshiruar. Do keni edhe mbështetjen e disa kolegëve të cilët do ua bëjnë rrugën edhe më të thjeshtë.

Gaforrja

Edhe ketë muaj do vazhdojnë trazirat dhe gjërat nuk do përparojnë ashti si ju keni menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do vazhdoje të mbetet e keqe. Për asgjë nuk do merreni vesh dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Në disa momente mund të mendoni edhe për një ndarje. Ju beqarët do jeni gjithë kohës në lëvizje nëpër qytete dhe personin e përshtatshëm do e gjeni aty ku nuk e prisnit. Me shëndetin do keni goxha probleme. Mund të vuani nga probleme reumatike dhe do ndiheni keq. Gjendja financiare do mbetet delikate edhe për disa kohë. Mos kryeni në asnjë moment shpenzime të mëdha. Në punë do gjendeni herë pas here përballë sfidave të vështira dhe nuk do dini çfarë të bëni.

Luani

Ky nuk do jetë aspak një muaj siç e prisnit dhe shpesh do ndiheni të pafuqishëm për të ndryshuar diçka. Për ju që keni një lidhje priten kohë te vështira. Në shumë momente nuk do dini se çfarë të bëni. Ju beqarët do jeni si të përhumbur dhe ka rrezik të mos përfitojnë nga ftesat që do ju bëhen. Shëndeti do ketë probleme të vogla sidomos gjatë javës së parë, por gjithçka do zgjidhet menjëherë pas përkujdesit që do tregoni. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm nëse doni që të blini edhe disa objekte të veçanta për shtëpinë. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha pozitive të cilat do ju bëjnë t'i shihni gjërat më me optimizëm. Mundet të ngriheni edhe në detyrë.

Virgjëresha

Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe merrni masat e duhura ky muaj nuk ka për të qenë i keq. Ju që keni një lidhje mos i lejoni as miqtë më të ngushte të ndërhyjnë në jetën tuaj sentimentale. Diskutoni hapur me partnerin dhe bëni ato që iu duken më të përshtatshme. Ju beqarët nga ana tjetër do ndikoheni shumë nga opinionet e miqve për të zgjedhur një person dhe ky do jetë një gabim. Si do jete shëndeti? Nëse hani në mënyrë të shëndetshme dhe nëse nuk e teproni me lodhjen, gjithçka do shkojë më së miri. Situata financiare do jetë e vështirë. Më mirë ulni tani shpenzimet sesa të ngelni më vonë pa asnjë para. Në punë do filloni disa projekte të vështira, por që me pak mund do ia dilni mbanë.

Peshorja

Gjatë këtij muaji do jeni më te përgjegjshëm dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Për ju të dashuruarit edhe pse do mungoje pasioni i zjarrtë, kjo nuk do të thotë që do keni probleme me partnerin. Çdo gjë në fakt do shkojë ashtu si duhet edhe pse ambienti do jetë më i qetë. Ju beqarë duhet të përdorni të gjitha armët që keni nëse doni të bëni për vete dikë. Për shkak të merakut që do keni në fushën profesionale, shëndeti mund të keni disa shqetësime. Mundtë ndieni dhimbje koke dhe do ndihen pa fuqi. Sipas Dritare.net, financat do jenë shumë të mira, kështu që përfitoni për të kryer transaksionet e duhura. Në punë do jeni të matur dhe do qëndroni me këmbë në tokë. Disa miq do iu ndihmojnë të arrini më shpejt atje ku doni.

Akrepi

Muaj i bukur e plot hare pritet ky për ju. Do jeni edhe më kurajozë në çdo fushë. Ju të dashuruarit do i kushtoni më tepër rëndësi jetës sentimentale dhe do e mbroni atë nga gjithçka. Pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë e ngrohtë dhe e bukur. Ju beqarët do keni disa takime, por duhet të merrni kohen e duhur për t’u njohur. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha megjithatë mirë do ishte të bënit kujdes me ushqimet e yndyrshme dhe me kripën e tepruar. Në planin financiar duhet më tepër vigjilencë dhe kujdes. Po shpenzuat pa menduar do keni tronditje. Në jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojë diçka interesante që nuk duhet humbur.

Shigjetari

Shpesh do jeni të palogjikshëm këtë muaj dhe nuk do përqendroheni dot. Ju të dashuruarit do bëni disa gabime të pafalshme dhe atmosfera në çift do jetë elektrizuese. Partneri nuk do jetë i gatshëm t’iu falë kollaj kështu që përgatituni për një periudhe aspak të qete. Ju beqarët do përballeni me surpriza të shumta dhe do e gjeni më shpejt sesa mendonit princin tuaj të kaltër. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Mos e lini veten pas dore, por konsultohuni me ndonjë mjek pa qenë tepër vone. Financat do fillojnë të stabilizohen pas 10 ditëve të para. Në punë do jeni të vendosur të bëni gjithçka duhet për të arritur suksesin e madh. Nga ana tjetër do iu bindeni edhe shefave.

Bricjapi

Gjatë këtij muaji gjërat do ecin përgjithësisht mirë dhe nuk do keni probleme serioze. Ju që keni një lidhje do i kushtoni shumë rëndësi jetës sentimentale dhe do e mbroni atë nga gjithçka. Pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë e ngrohtë dhe e bukur. Ju beqarët do keni disa takime, por duhet të merrni kohen e duhur për t’u njohur. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha megjithatë mirë do ishte të bënit kujdes me ushqimet e yndyrshme dhe me kripen e tepruar. Në planin financiar duhet më tepër vigjilence dhe kujdes. Po shpenzuat pa menduar do keni tronditje. Në jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojë diçka interesante që nuk duhet humbur.

Ujori

Tregohuni sa më të kujdesshëm gjatë këtij muaji në mënyrë që të mos iu dalin të papritura të pakëndshme. Nëse keni një lidhje, mos bëni gabimin të abuzoni me durimin dhe tolerancën e partnerit tuaj sepse do keni probleme serioze të cilat mund t’iu çojnë deri në ndarje. Ju beqarët do jeni më të qartë për atë që doni të bëni me jetën tuaj dhe do përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë asnjë problem të madh. Kujdesuni vetëm për ushqimin. Në planin financiar do arrini të kryeni transaksione të rëndësishme dhe do e stabilizoni situatën. Në punë duhet të jeni të qartë para se të hidhni çdo lloj hapi. Vendimet e mëdha merrini para se të konsultoheni me koleget tek të cilët besoni.

Peshqit

As vetë nuk e kishit menduar ndonjëherë sesa mirë mund t’iu ecnin gjërat këtë muaj. Ju të dashuruarit do kaloni një periudhë harmonike dhe të paqtë. Do ndiheni mirë dhe gjatë fundjavave do dilni e do argëtoheni me atë që keni në krah. Ju beqarët do keni dyshime për ata që do ju vijnë rreth e rrotull dhe vetëm në fund të muajit mund të hidhni ndonjë hap. Shëndeti pritet të ketë disa probleme të vogla që mund të lidhen me barkun, me kokën ose me shpinën. Kujdesuni pak më tepër për veten. Financat në shumicën e kohës do jeni goxha delikate. Mos u nxitoni kur të kryeni çfarëdo lloj shpenzimi. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe do programoni gjithçka përpara se të veproni. /dritare.net