Horoskopi i javës 17- 23 dhjetor 2018

Dashi

Mos bëni rezistencë gjatë kësaj jave, lëreni veten sa më të lirë dhe nuk do keni më ankthin e dikurshëm. Një shigjetar do jetë ogur i mirë. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë shumë pozitive. Do flisni pa dorashke me njëri-tjetrin dhe nuk do mërziteni me ndonjë shaka që mund t’iu bëjë partneri. Ju beqarët mund të filloni një lidhje vetëm nëse personi që do takoni do kërkojë diçka serioze pasi aventurat e momentit nuk do iu pëlqejnë aspak. Për financat do kujdeseni shumë dhe do bëni çmos që buxheti të rritet. Hani sa më shëndetshëm që të mos keni probleme me yndyrën ne gjak. Nëse ja dilni do ndiheni më mirë. Në punë do arrini objektivin që i kishit vënë vetes. Konkurrenca do jetë e fortë kështu që në asnjë moment mos e humbni vigjilencën.

Demi

Gjatë gjithë kësaj jave do jeni të ndërgjegjshëm, do shkëmbeni mendime dhe nuk do ju mungojë asnjëherë energjia. Në jetën tuaj në çift do jeni më idealistë. Do jepni shumë nga vetja dhe do bëni sakrifica për t’ia provuar partnerit dashurinë që keni për të. Ju beqarët do keni disa takime, por nuk do krijoni lidhje. Personat nuk do jenë të përshtatshëm me ju kështu që mos u mërzitni dhe bëni durim. Në planin financiar do mundoheni shumë të kurseni dhe të përmirësoni buxhetin. Rezistenca fizike do jetë e shkëlqyer. Sipas Dritare.net, nëse kujdeseni për ushqimin mund edhe të humbni pak në peshë. Javë mjaft pozitive edhe për sektorin profesional. Më në fund do merrni kënaqësitë që aq shumë keni pritur.

Binjakët

Planetët do iu japin dëshirën për t’ia mbathur gjatë kësaj jave dhe kjo do ju emocionojë akoma më shumë. Do keni më shumë forcë karakteri. Pozicioni i Diellit do të favorizojë jetën tuaj në çift. Ditët do jenë më të animuara dhe më të ngrohta. Do i kaloni të gjitha vështirësitë dhe do i harroni debatet që keni bërë. Për ju beqarët nuk do jetë e pamundur që një miqësi e vjetër të shndërrohet në një ndjenjë të fortë. Mos u ndieni në siklet. Këtë javë mos bëni shpenzime të panevojshme të cilat mund të tronditin buxhetin, por tregohuni të matur dhe largpamës. Falë Marsit do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe nuk do keni as shqetësimin më të vogël me shëndetin. Në punë do jetë më mirë të ndryshoni drejtimin që keni ndjekur deri më tani.

Gaforrja

Këtë javë do jeni më të ndjeshëm, do keni më shumë imagjinatë dhe do jeni më të frymëzuar se më parë. Ka mundësi që të konkretizoni disa projekte. Trishtimi që iu kishte pushtuar ju të dashuruarve do të zhduket gjatë kësaj jave. Do mendoni më pozitivisht dhe dialogu do të mbizotërojë përgjatë gjithë kohës. Ju beqarët do vazhdoni të jeni vetëm edhe pse flirtet nuk do të mungoni. Kujdesuni më shumë për shpenzimet që do bëni sepse në të kundërt do përballeni me surpriza të pakëndshme. Shëndeti do jetë delikat. Mund të keni probleme me rrugët e frymëmarrjes. Xhelozia do jetë shumë e madhe në punë dhe nuk do i keni punët mirë me kolegët. Përqendrohuni tek objektivi dhe mos ua vini veshin të tjerëve.

Luani

Mërkuri dhe Jupiteri do ju ofrojë një ditë plot entuziazëm, takime mbresëlënëse dhe qartësi në mendime. Klima në jetën në çift do të ngrohet dita ditës. Edhe pse situata nuk do jetë shumë e qëndrueshme në fillim, mos u shqetësoni, por tregohuni optimistë. Venusi do jetë i favorshëm për ju beqarët. Do joshni dhe do iu joshin pa pushim. Mundet të keni edhe mundësi për aventura mjaft emocionuese. Buxheti do jetë i stabilizuar. Hiqni që tani disa lek mënjanë që të mos keni probleme më vonë. Shëndeti nuk do jetë problematik, por kjo nuk do të thotë që ju të harxhoni energji pa fund dhe të mos bëni kujdes me ushqimin. Në punë do jeni mjaft krijues dhe me imagjinatë të zhvilluar. Mund të filloni një projekt interesant që do i japë shumë shpejt frytet.

Virgjëresha

Planetët do ju bëjnë më ëndërrimtarë dhe më në ajër gjatë kësaj jave. Bëni kujdes mos gaboni. Ju të dashuruarit mund të keni disa probleme. Do keni divergjenca mendimesh dhe do kërkoni të dalë e juaja. Kujdes sepse kokëfortësia mund t’iu çojë në marrjen e vendimeve jo të duhura. Ju beqarët do e keni më të thjeshtë të bëni për vete një person që iu pëlqen. Kujdes me financat. Shmangni sa të mundni operacionet e mëdha e të rrezikshme sepse nuk do jetë koha e duhur. Edhe me shëndetin duhet të tregoheni më vigjilentë. Nëse ndiheni të lodhur çlodhuni dhe konsumoni fruta. Në punë edhe pse me pak vonesë do mund të arrini të realizoni planet që kishit bërë. Do hidhni hapa para në karrierën tuaj.

LEXO DHE :  Shifra rekord në Gusht/ Ja kush është turisti i 1 miliontë në Shqipëri!

Peshorja

Gjatë kësaj jave do merrni frymë më lirisht  dhe do paraqisni pikëpamjet tuaja para të gjithëve. Për ju të dashuruarit jetë periudhë e mirë. Klima në çift do të ngrohet dhe bashkëpunimi do të shtohet. Për ju beqarët nuk do jetë një javë e mirë. Edhe pse do dilni shumë dhe do bëni takime nuk do arrini të bëni për vete atë që doni. Influenca e planetëve në planin financiar do jetë pozitive. Përfitoni nga kjo për të bërë ndonjë shpenzim më tepër. Mekanizmat mbrojtës së organizmit tuaj do jenë shumë të efektshme. Nuk do keni as problemin më të vogël shëndetësor. Sipas Dritare.net, në punë do ndërmerrni sfida të reja. Edhe pse do jenë të vështira dhe do duan shumë përqendrim do ia dilni mbanë.

Akrepi

Përgatituni për emocione të forta gjatë kësaj jave. Do merrni edhe masa strikte që do ua ndryshojnë të ardhmen. Ju të dashuruarit duhet të tregohuni më të hapur me partnerin tuaj dhe sa më tolerantë. Mos keni druajtje të flisni edhe për tema delikate të cilat më parë as që kishit guxuar t’i mendonit e jo me t’i thoshit. Ju beqarët do keni takime, por tek të gjithë do gjeni ndonjë defet. Mos kërkoni perfeksionin sepse nuk keni për ta gjetur. Situata financiare do jetë e qëndrueshme dhe e mbrojtur në çdo moment. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por do vijë duke u përmirësuar. Mund të keni pak dhimbje shpine dhe reumatizëm. Në punë do arrini rezultate të mrekullueshme. Do keni mjaft energji dhe dinamizmi nuk do iu mungoje.

Shigjetari

Jupiteri do ju marrë me vete dhe do ju çojë në një tjetër dimension gjatë kësaj jave. Do jeni më të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim. Në përgjithësi jeta juaj në çift do jetë harmonike. Do dialogoni gjatë gjithë kohës me partnerin dhe do bëni planë për të ardhmen. Ju beqarët do keni më shumë mundësi për të filluar lidhje të qëndrueshme dha afatgjata. Mos humbni asnjë mundësi sepse rrallë do iu vijnë të tilla. Periudhë aspak e favorshme për sektorin financiar. Mos bëni asnjë shpenzim derisa situata të stabilizohet. Shëndeti do influencohet nga shumë planetë. Do jeni në forme të shkëlqyer dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni. Në punë do jeni kompetentë në fushën tuaj dhe periudha do jetë pozitive.

Bricjapi

Këtë javë do bëni një projekt me persona afër jush dhe do i mahnitni që të gjithë. Ju që jeni në një lidhje do të lundroni në një det të qetë pasioni dhe sensualiteti. Do i shprehni më shumë sesa më parë ndjenjat dhe do ndiheni më të lumtur. Ju beqarët duhet t’i mendoni më mirë gjërat para se të merrni vendime të rëndësishme. Mos bëni sakrifica të mëdha vetëm e vetëm për të krijuar një lidhje. Financat nuk do jenë aspak të mira. Ulni shpenzimet sepse situata mund të përkeqësohet edhe më shumë. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Mund të keni probleme me frymëmarrjen për shkak të të nxehtit apo abuzimit me ndonjë pije alkoolike. Në punë gjërat nuk do shkojnë aq mirë sa ju i kishit menduar.

Ujori

Do jeni shumë të kujdesshëm gjatë kësaj jave dhe do doni që gjithçka të ecë sipas rregullave strikte. Komunikimi dhe dialogu në çift do të mungojë. Lidhja juaj do jetë e paqëndrueshme dhe do keni goxha konflikte. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe seksi. Do i jepni shumë rëndësi pamjes së atij që do doni në krah pa menduar se ka gjëra të tjera më të rëndësishme. Influenca e planetëve tek financat do jetë pozitive. Përfitoni për të bërë edhe ndonjë transaksion më shumë. Fizikisht do jeni në forme të shkëlqyer, por mos abuzoni me lodhjen. Në punë duhet të privilegjoni cilësinë në vend të rendimentit. Uleni ritmin dhe mos rrezikoni shumë.

Peshqit

Këtë javë do ndiheni më të fuqishëm dhe do jeni të gatshëm të lëvizni edhe male për të arritur atë që doni. Ju të dashuruarit do e shtoni më shumë dialogun. Do bini dakord për gjithçka dhe do kaloni momente të këndshme së bashku. Ju beqarët, nga dëshira e madhe për të rënë në dashuri mund të bëni gabime të pafalshme. Kujdes, mos mendoni vetëm për kënaqësinë e disa ditëve. Financat do jenë të favorizuara. Më në fund do merrni frytet e një periudhe të vështirë dhe me sakrifica. Për të pasur një shëndet të mirë duhet të shtoni dozat e marrjes së proteinave dhe të ulni ato të yndyrnave. Në punë do keni ide origjinale dhe mjaft interesante. Po afron ora e triumfit të madh. /dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.