Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 9 maj 2017

Horoskopi i ditës 9 maj 2017

Dashi 21.03-20.04

Ndërlidhja juaj me anën spirituale do t’ju bëjë të ndiheni më për toke. Jeni lodhur duke u fokusuar në para dhe status. S’ka rëndësi a do të merreni me një ritual të shenjtë, do të komunikoni me natyrën apo t’i bashkoheni ndonjë religjioni, e rëndësishme është të veproni. Mendoni me kujdes për gjërat që i japin kuptim jetës tënde. Komoditetet janë të mira, por nganjëherë ju duhet të bëni edhe punë tjera.

Demi 21.04-20.05

Punoni me një ekip sepse do të ngrisni reputacionin. Ju pëlqen të merreni me tipa kreativ. Kurdo që dikush nga grupi juaj ju ofron ndonjë këshillë, nuk duhet ta merrni si kritikë. Më mirë, trajtojeni si mundësi për ta kthyer punën e mirë në diçka të mrekullueshme. Si rezultat i kësaj, talenti juaj natyral do të dalë në pah. Kurdo që ju lavdërojnë publikisht, gjithmonë kujtojeni se duhet t’i falënderoni njerëzit që ju kanë ndihmuar të arrini sukses.

Binjakët 21.05-20.06

Keni mundësinë e duhur të avanconi karrierën tuaj. Puna prapa skenave nuk do të jetë nënvlerësuese: përkundrazi do të ju japë rastin të përfitoni shumë shkathtësi të duhura. Lini mënjanë metodat tuaja të punës për hir të shprehive më të mira. Një koleg praktik do të ju tregojë sesi duhet ta dyfishoni produktivitetin. Po ashtu do të zbuloni sesi të merreni me betejat tuaja. Nuk do të ishte mirë të provoni t’ua bëni qejfin të gjithëve.

Gaforrja 21.06-20.07

Jeni shqetësuar për një udhëtim. Shkoni në ndonjë lokacion që evokon romancë dhe aventurat do t’ju japin një këndvështrim të ri për jetën. Jo vetëm që do të kaloni kohë të mirë duke ngrënë ushqim të shijshëm, por edhe do të shihni vende të panjohura dhe do të eksperimentoni dallime kulturore radikale, si dhe do të takoni njerëz interesant. Mos hezitoni t’i vizitoni këto peizazhe me një grup. Ata nuk do të ju shpërqendrojnë nga udhëtimi por do t’ju ndihmojnë.

Luani 21.07-20.08

Nuk keni mungesë të admiruesve. Ani pse është interesante të rrethoheni nga admirues, nuk keni shumë vëmendje. Kurdo që ju e takoni dikë që ju pushton zemrën, do të jetë e vlefshme t’i përkushtoheni. Jeni tipa që tërhiqni njerëz të kompletuar që kanë punuar shumë dhe rrallëherë janë ankuar. Nëse po kërkoni dashurinë do ta gjeni me një koleg të talentuar. Do të shijoni shumë lidhjen me të.

Virgjëresha 21.08-20.09

Puna me një partner do të jetë shumë produktive. Është ndjenjë lehtësuese të merreni me dikë që nuk ndjen presionin të luajë sipas rregullave gjatë gjithë kohës. Në fillim, metodat e bashkëpunëtorit tuaj u janë dukur të çuditshme e kaotike. Në vend se të përmirësoni këtë qasje, vrojtojeni me kujdes. Shpejt, do të zbuloni që ka metoda të mira tek ky person. Nëse i përshtatni shprehitë e punës do të merrni një eksperiencë të shkëlqyeshme.

Peshorja 21.09-20.10

Një marrëveshje kreative po ua nxit imagjinatën. Është ndjenjë e mirë të zhyteni në një projekt që ju mundëson ta shpërfaqni talentin artistik. Falë suksesit tuaj me këtë projekt të veçantë do të mund të gjeni një punë shumë më të mirë. Puna që përfshin filmin, modën apo fotografinë do të vlerësohet shumë. Paga nuk do të jetë e mirë por avantazhet janë të mëdha. Mos u ktheni tek një punë jo e mirë edhe nëse ju ofrohet nga një kompani prestigjioze.

Akrepi 21.10-20.11

Jeta private po ecën mirë. Humbni në duart e njëri-tjetrit me personin që ju admiron. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë të veçantë në një tubim spiritual, kulturor a artistik. Do të jetë e pamundshme t’i rezistohet sharmit të një vizionari. Mos lejoni që ky ëndërrimtar t’ju pengojë: sigurohuni që informatat e kontaktet e punës të jenë si duhet. Jeni në lidhje? Partneri do t’ju vlerësojë shumë.

Shigjetari 21.11-20.12

Punët e shtëpisë sjellin lumturi të madhe. Jeni lodhur duke shkuar nëpër festa ku ndiheni sikur duhet të veproni. Kur jeni të rrethuar nga njerëzit që njihni dhe e vlerësojnë realitetin tuaj do të jetë ndjenjë e mirë. Nëse jeni larguar nga personat e dashur, është koha ta krijoni një rrjet social me miq, kolegë e fqinj. Edhe një person i pavarur si ju ka nevojë për mbështetje. Mos pretendoni se jeni indiferent ndaj familjes.

Bricjapi 21.12-20.01

Shprehja e anës kreative tërheq vëmendje romantike. Mos u befasoni kurdo që ndonjë admirues provon t’ua pushtojë zemrën. Është mirë të vlerësoheni për talentin artistik. Shumë shpesh, keni punuar shumë dhe njerëzit nuk e kanë ditur që keni imagjinatë të mrekullueshme. Pa marrë parasysh a kënaqeni kur shkruani rrëfime të shkurtra, kompozoni muzikë a pikturoni portrete, duhet të investoni shumë energji dhe të bëni gjëra që ju inspirojnë dhe sjellin kënaqësi.

Ujori 21.01-20.02

Përfshirja në një projekt humanitar ju bën ta jepni më të mirën nga vetja. Asnjëherë nuk jeni motivuar nga paratë. Më me dëshirë e investoni energjinë në përmirësimin e botës. Lansoni një punë në ndonjë organizatë jofitimprurëse sepse do të mund t’i paguani faturat pa bërë kompromis me vlerat tuaja. Nëse ndonjëherë keni dëshiruar ta keni biznesin tuaj, është koha e duhur ta filloni. Metoda juaj e organizuar e punës do të kultivojë sukses.

Peshqit 21.02-20.03

Kritikat pozitive për talentin tuaj kreativ ju bëjnë të ndiheni mirë. Keni bërë përparim të madh në botën artistike. Përfitoni nga rasti të dilni në qendër të vëmendjes. Lansoni një ueb faqe, blog apo videoklip që të rrisni profilin tuaj. Do të tërhiqni admirues nga e gjithë bota dhe do të mund të siguroni jetesën nga frytet e punës suaj. Edhe pse ideja e të pasurit të një pune tradicionale ju bezdis, ju jeni entuziast për karrierë në art.