Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 16 maj 2017

Horoskopi i ditës 16 maj 2017

Dashi

21.03-20.04

Zëri yt nuk po dëgjohet dhe kjo gjë është goxha frustruese. S’ka rëndësi sesa shumë mundoheni, kërcënoni apo flisni, disa njerëz do të vazhdojnë të ecin në rrugën e tyre të vjetër. Mund të ndaleni në këtë çështje dhe t’i pranoni pasojat ose të largoheni drejt vendeve më të mira. Ky mund të jetë një angazhim afatgjatë, kështu që duhet të bëheni gati mirë që t’i riaranzhoni prioritetet tuaja.

Demi

21.04-20.05

Një investim emocional a financiar nuk po ju shpaguhet. Është koha të ndalni humbjet. Nëse merreni me burimet financiare bashkërisht me dikë që ka instinkte të mira, do të keni mundësi të ecni tutje. Mund të jetë e nevojshme të punoni prapa skenave, derisa një person promovon biznesin a një projekt arti. Herë pas here do të pyeteni nëse kontributi juaj është i vlefshëm. Kujtojani vetes që ju keni gjithçka që duhet: edhe vigjilencën edhe disiplinën e punës.

Binjakët

21.05-20.06

Njerëzit do të mund të largohen për shkak të sjelljes suaj. Në vend se të insistoni t’i bëni gjërat sipas mënyrës suaj, zmbrapsuni. Jepuni të tjerëve mundësi të reflektojnë mbi opsionet e tyre. Ka shumë mundësi që një grup mund të shkojë në një drejtim krejtësisht të ndryshëm. Megjithëse kjo mund t’ju duket si refuzim, nuk duhet ta personalizoni. Nevojat tuaja janë ndryshe prej atyre të ekipit. Edhe pse e doni aventurën, keni nevojë edhe për stabilitet.

Gaforrja

21.06-20.07

Keni dëshirë të ecni përpara por nuk keni opsione ta bëni këtë. Ju dëshpëroheni shumë kur ngecni në një vend. Ka shumë gjëra që mund t’i bëni në rutina ditore e që janë më të këndshme. Këtu mund të përfshihen edhe praktikat shpirtërore, shëtitë apo përmbushja e nevojave tuaja. Nuk ka rëndësi a do të kujdeseni për ndonjë të afërm më në moshë, të mbështetni nevojat e një fëmije, e rëndësishme është të ndiheni mirë me veten.

Luani

21.07-20.08

Duhet ta pezulloni një projekt të madh. Nuk keni burime të duhura për ta bërë këtë vepër si duhet. Një menaxher me prirje jo realiste duhet konfrontuar. Nëse ecni përpara edhe tjerët do t’ju mbështesin. Mund të zbuloni të vërteta të hidhura asisoj që të gjithë t’i dëgjojnë ato. Mund të ndodhë sepse jeni të ngrohtë, qesharakë dhe të sinqertë. Nëse dini sesi ta bëni planin e lojës, do ta shpëtoni gjithë grupin. Mos u befasoni kur t’iu ofrohet rritje page pas kësaj.

Virgjëresha

21.08-20.09

Është e rëndësishme të keni qasje realiste ndaj karrierës. Nëse nuk jeni në një industri të duhur, është koha të bëni një lëvizje. Edhe pse perspektiva e fillimit mund t’iu shqetësojë, nuk duhet të bini pre e shqetësimeve. Gjithmonë keni mësuar shpejt gjërat. S’ka rëndësi ku do të shkoni tutje, shkathtësitë tuaja do të mbeten. Ju keni mundësi të komunikoni qartë me njerëz nga të gjitha fushat e jetës, dhe kjo është anë e forta e juaja.

Peshorja

21.09-20.10

Nuk është koha e duhur të filloni diçka të re. Ka shumë çështje që mund të kërkojnë vëmendje. Paguani faturat, shkëmbeni korrespodencat dhe thërrisni miqtë. Është gjithmonë tunduese të hyni në një aventurë, kur jeta e përditshme bëhet e padurueshme. Duke e vënë veten para një liste me gjëra që duhet t’i bëni, do të ndiheni shumë më mirë. Një person i dashur do të ndjehet i lumtur pasi që ta shohë se i keni qartësuar disa punë dhe bashkë mund të shkoni në një pushim.

Akrepi

21.10-20.11

Do të jetë e rrezikshme të ndërmerrni një rrezik emocional a financiar. Jeni tipa që keni ndikim. Në vend se ta dobësoni një vepër, largohuni. Gjeni një punë tjetër, shkoni konsultohuni për ndonjë problem ose në ndonjë qendër rehabilitimi. Askush nuk mund t’iu thotë se çfarë duhet të bëni. Nëse e shikoni situatën në mënyrë objektive, do të shihni sa të kota kanë qenë disa lëvizje kritike, disa ndryshime të pakëndshme do të imponohen ndaj jush. Mblidhni kurajë dhe braktisni disa gjëra.

Shigjetari

21.11-20.12

Mos prisni që familja juaj të paguajë për gjendjen tuaj. Nëse të afërmit tuaj ndërhyjnë në jetën tuaj private, krijoni kufij. Dilni jetoni vetë, mos diskutoni më për aspektet romantike apo limitoni bisedat për disa tema të parëndësishme. Sapo të merrni përgjegjësi për zgjedhjet tuaja, do të bëheni më të motivuar të takoni njerëz të rinj dhe të bëheni partnerë të mirë. Mësoni se si të balanconi gjërat, sepse është kritike për suksesin në marrëdhëniet me njerëz.

Bricjapi

21.12-20.01

Nuk po ndiheni si zakonisht. Është e vështirë të flini sepse mendja juaj po shkon kudo. Ndiqni një rutinë relaksuese të gjumit sepse është tepër e rëndësishme. Kjo nënkupton se duhet të largoheni pak nga telefoni e kompjuteri. Nëse tingulli i heshtjes ju bezdis, dëgjoni disa gjëra të tjera para se të flini. Do t’iu duhet të provoni disa herë, derisa të mbërrini efektin, por jini të durueshëm. Jepini trupit tuaj mundësi për të pushuar.

Ujori

21.01-20.02

Keni ide të mëdha kreative por nuk keni mundësi për t’i implementuar ato. Merruni me faturat sepse kjo duket të jetë një prej punëve tuaja të preferuara. Diçka duhet të bëni patjetër. Takohuni me disa miq artistë në baza të rregullta sepse do të keni balancim të mirë në jetën tuaj. Në vend se të shtriheni në krevat e të humbni kohë, shkoni në ndonjë takim dhe zhvilloni një projekt. Shumë shpejt, ky angazhim do t’iu shpërblehet.

Peshqit

21.02-20.03

Pikëllimi për jetën familjare po ndikon edhe në pamjen tuaj. Vetëm sepse po hasni në vështirësi nuk do të thotë se jeta juaj ka përfunduar. Mund ta përmirësoni situatën, por ju duhet punë e insistim i madh. Ndërrimi i ambientit për shkak të punës është përmirësim i madh për ju. Është koha të distancoheni pak nga të afërmit. Në vend se të përmbushni pritjet e tyre, duhet t’i ndiqni ëndrrat tuaja. Jeni bekuar me potencial të madh kreativ.