Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 14 qershor 2017

Horoskopi i ditës 14 qershor 2017

Dashi

21.03-20.04

Keni përjetuar një zhgënjim, por vetëm përkohësisht. Mbani kokën lart. Duke refuzuar të hiqni dorë nga qëllimet tuaja, do të tërhiqni mundësitë e nevojshme për sukses. Me ngadalësi dhe stabilitet e fitoni garën. Ky është një koncept i vështirë për ju sepse gjithmonë keni ecur me shpejtësi në jetë. Shihni se çfarë po ndodh, kur të ngadalësoni pak qasjen dhe të peshoni opsionet. Mundësia për avancim profesional do të arrijë, kur të zhvilloni raporte me dikë në fushën tuaj të preferuar.

Demi

21.04-20.05

Kur mënyrat tradicionale të të zgjedhurit të telasheve dështojnë, ju duhet ta keni një qasje më spirituale. Në vend se të provoni t’i kontrolloni ngjarjet, më mirë dorëzohuni para autoriteteve. Kjo mund të ju duket absurde por do t’ju ndihmojë kur të rraskapiteni nga të gjitha mundësitë. Jeni lodhur duke aplikuar për punë që asnjëherë nuk u janë shpërblyer dhe duke ndjekur udhë romantike që rrallëherë ju çojnë diku. Në vend se të vazhdoni me këto, merrni frymë thellë.

Binjakët

21.05-20.06

Telashet financiare po ju shkaktojnë ankth. Rezistoni idesë që t’i kërkoni hua një miku. Gjëja e fundit që dëshironi është ta shkatërroni një lidhje të mirë për shkak të parave. Mund të gjeni fonde nëpërmjet një organizate edukative, kulturore a religjioze. Kjo përfshin edhe dokumente të shumta por mos e humbni kurajën. Jeni shumë të mirë në punën e detajuar. Duke mbushur secilën hapësirë do t’ju aprovohet kërkesa për paratë që dëshironi.

Gaforrja

21.06-20.07

Duket sikur jeni duke u përballë me disa gjëra të pazakonshme. Në vend se të provoni ta arrini vetë suksesin, bashkohuni me një partner të zotin. Keni inteligjencë të madhe por mungesë të shkathtësive organizative. Bashkoni forcat me dikë që ka shumë arritje mbresëlënëse. Derisa ju të angazhoheni në ndërtimin e raporteve, ky person do të merret me punët praktike që duhen kryer. Bashkë do të ndërtoni një biznes, krijoni fond bamirës apo edhe të hapni një institucion kulturor.

Luani

21.07-20.08

Nëse do të keni lidhje të shëndosha me njerëz, duhet t’i shprehni nevojat tuaja. Zemërgjerësia juaj e natyrshme nganjëherë ju bën të jepni shumë pa kërkuar asgjë në këmbim. Shmangeni këtë gabim. Kjo mund të krijojë mungesë ekuilibri që është i vështirë të tejkalohet. Mos u befasoni nëse zbuloni se të dashurit tuaj mund të ju ndihmojnë. Pasi ua keni kthyer disa herë ndihmën e ofruar, edhe ata nuk po kanë më kurajë t’ju ndihmojnë.

Virgjëresha

21.08-20.09

Është sfidë ta ndërtoni sistemin tuaj të besimit. Është më e lehtë të pranoni atë që ju thuhet. Kur vlerat që keni bien ndesh me ato që ju japin ndjesinë e të mirës a të keqes, krijohen edhe telashe. Mos keni frikë të ndiqni impulset tuaja. Disa të afërm do të mund ta luftojnë rebelimin tuaj por sa më shpejt që e kuptojnë natyrën tuaj, aq më mirë. Më nuk keni vullnet të zhvilloni ndonjë program që s’ka kurrfarë kuptimi.

Peshorja

21.09-20.10

Duhet të ushtroni disiplinë për veten. Është mirë ta futni veten brenda një orari strikt. Vendoseni një alarm për t’u zgjuar më herët sesa zakonisht. Shfrytëzojeni këtë kohë për të punuar në projekte kreative, për ta shkruar një ditar apo për ta realizuar një plan veprimi. Nëse keni qenë duke kërkuar hapësirë për të jetuar, mund të shfrytëzoni mëngjesin për ta kërkuar një vend të duhur. Po ndiheni të shtypur? Mund të ju duket e vështirë por nëse provoni t’i numëroni të mirat tuaja e shihni sesa me fat jeni.

Akrepi

21.10-20.11

Nëse do të vazhdoni të ecni përpara, duhet të kultivoni më shumë shprehitë produktive. Është tunduese të uleni në shtëpi e të shikoni filma kur keni kohë të lirë. Por ideja që të krijoni mundësi tjera është e lodhshme. Nëse merreni si duhet me disa punë, do të fitoni momentumin e duhur për realizimin e një qëllimi. Lansoni një blog, filloni shkruani ndonjë roman ose bëni ndonjë punë tjetër kreative. Ndajeni ekspertizën tuaj me njerëz që janë të prirë të mësojnë më shumë.

Shigjetari

21.11-20.12

Mundësia për të bërë para mund të dështojë. Nëse një mik ju ka premtuar punë, do ta tërheq fjalën. Provoni të mos hidhëroheni me të. Rrethanat që nuk i ka pasur në kontroll kanë ndikuar shumë. Është punë e juaja të gjeni një tjetër burim të ardhurash. Përkushtoni më tepër kohë dhe energji përmbushjes së aplikacioneve, shkoni nëpër intervista e panaire pune. Këto aktivitete janë tmerrësisht monotone por sa më parë që merreni me to, aq më lehtë do të gjeni punë.

Bricjapi

21.12-20.01

Është koha të thyeni një shprehi që s’po ka funksion më. Keni krijuar probleme duke i mbrojtur disa njerëz automatikisht. Është koha të pyeteni se çfarë kanë bërë të tjerët për ju. S’ka rëndësi a jeni marrë me një punëdhënës a të afërm, duhet ta ekzaminoni se çfarë ndikimi ka tek ju. Është më mirë të keni një qasje më të pavarur. Pavarësisht se a nënkupton kjo se duhet të caktoni kufij me anëtarët e familjes ose të lansoni një biznes tuajin.

Ujori

21.01-20.02

Prioritetet tuaja janë duke pësuar ndryshime radikale. Në vend se të vlerësoni atë që thonë miqtë apo të afërm tuajit, duket se keni vlerësuar gjëra më të vlefshme. Kur keni lirinë të thoni se çfarë ndjeni dhe çfarë dëshironi ju ndjeni se keni përmbushur qëllimin kryesor. Kjo mund të ndikojë që ju të largoheni nga një situatë shtypëse. Megjithëse një lidhje a punë ju ka krijuar siguri, gjithashtu ju ka pamundësuar edhe të përmbushni potencialin e plotë. Përfitoni nga rasti të merreni me veten.

Peshqit

21.02-20.03

Mos lejoni që dikush të ketë pushtet mbi ju. Sa më shpejt që ikni nga një person shtypës, aq më lehtë do të avancoheni. Nuk ka rëndësi nëse do të zhvendoseni në një vend tjetër për të jetuar, ta lini një punë apo të merrni ndonjë terapi për traumat e fëmijërisë. E rëndësishme është të riktheni kontrollin mbi jetën tuaj. Do të mund të përkrahni veten nëpërmjet disa opsioneve të tjera. Kushdo që thotë se është destinuar të zhgënjejë nuk është i vetëdijshëm për pushtetin tuaj.