

Dashi 21.03-20.04
Mos u mundoni që sot të kuptoni vendimet e njerëzve që kanë pushtet. Në fakt, mos u merrni hiç me fjalët e tyre, thjesht përfundoni obligimet që keni. Do të përballeni me një kulturë të re ose disa gjëra që do t’ju japin më shumë mundësi për të njohur veten. Bëhuni më të hapur dhe lejojani vetes të mësoni gjëra që nuk i keni ditur.
Demi 21.04-20.05
Do të befasoheni kur të kuptoni se shumica e miqve tuaj janë në një mendje me ju. Në fakt këshillën më të mirë të ditës do ta merrni nga një njeri që sapo e keni njohur. Ju e dini saktësisht se çka doni dhe jeni në gjendje të bëni gjithçka për ta arritur.
Binjakët 21.05-20.06
Ka shumë gjasa që të gjeni një punë ku fitoni shumë të holla, por duhet që të punoni me zell. Kini kujdes që mos të flisni shumë, ngase njerëzit do të marrin seriozisht mendimet tuaja. Më në fund do të merrni guximin për të kundërshtuar një person me të cilin nuk pajtoheni. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të çliruar dhe do t’jua shtojë vetëbesimin.
Gaforrja 21.06-20.07
Kur ju bëhet një propozim i mirë, duhet që ta realizoni atë gjë, edhe nëse është kundër vullnetit tuaj. Duhet të jeni më shumë vetëkritik dhe të pranoni kur gaboni. Gjatë ditës do të merrni një surprizë që do t’ju bëjë të fluturoni nga gëzimi. Kënaquni me ato që ju ofrohen pa menduar shumë se cilat do të ishin pasojat.
Luani 21.07-20.08
Tregohuni mendjehapur ndaj deklaratave që bëjnë njerëzit tjerë. Keni kujdes kur ata flasin për gjëra të çuditshme. Nëse nuk kuptoni asgjë, bëni pyetje. Duhet t’i vini vetes prioritetin që të plotësoni dëshirat që keni. Nëse ju nuk e bëni këtë gjë të tjerët do t’ju injorojnë dhe nuk do t’jua përfillin mendimet e as propozimet që u bëni.
Virgjëresha 21.08-20.09
Përgatiteni veten për disa përplasje të fuqishme me kolegët e punës. E gjithë kjo do të bëhet për shkak të egoizmit të tepruar. Do të ishte ideale nëse ju nuk përziheni në këtë mes. Sensi juaj i humorit do të bëjë që të tërhiqni pas vetes disa persona që nuk i keni njohur më parë. Keni besim në rastësi dhe do të vëreni sa shumë keni humbur nga frika e pasiguria.
Peshorja 21.09-20.10
Komunikimi me njerëzit e familjes mund të jetë i vështirë, por do të jetë gjëja e vetme që duhet ta bëni me prioritet të lartë. Nëse injoroni këto probleme, do të rriten shumë në të ardhmen. Energjia juaj e madhe do t’ju ndihmojë që të kaloni një ditë të mrekullueshme në punë. Medoemos që do të jeni në qendër të vëmendjes, pavarësisht se a keni dëshirë apo jo.
Akrepi 21.10-20.11
Jeni duke kaluar çaste të shkëlqyera me njerëzit përreth, dhe kjo harmoni do të bëjë që ju të buzëqeshni gjatë gjithë kohës. Duhet të jeni në gjendje që të shfrytëzoni këtë energji. Duhet të rimëkëmbeni dhe t’ia ofroni vetes një udhëtim i cili do t’ju ndihmonte për t’i harruar disa telashe nëpër të cilat keni kaluar së fundi. Kujdes me shëndetin.
Shigjetari 21.11-20.12
Ka ardhur koha që të ulni shpejtësinë. Kurseni energjinë për kohërat kur vërtetë do të keni nevojë për të. Do të keni pak vështirësi gjatë ditës, por mos bëni panik. Në fund do të arrini t’i tejkaloni telashet dhe do të realizoni planet tuaja. Shijojeni një ditë të bukur me familjen.
Bricjapi 21.12-20.01
Mbajini gjërat nën kontroll. Të gjitha punët që i keni ndërmarrë, si ato grupore ashtu edhe ato individuale po vazhdojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithnjë e më shumë po mësoni se si duhet përfituar nga mundësitë e mira. Kjo është diçka shumë pozitive, jo vetëm për ju, por edhe për njerëzit që ju rrethojnë.
Ujori 21.01-20.02
Mos merrni vendime të cilat nuk mund t’i realizoni. Gjërat ndonjëherë nuk vlejnë vetëm pse kanë një kuptim. Nuk mund të bëni gabime nëse jeni të kujdesshëm. Kjo është këshilla që ju dedikohet këtë ditë. Mos ua hidhni fajin të tjerëve nëse gaboni, sepse rrezikoni ta humbisni mirëkuptimin e tyre.
Peshqit 21.02-20.03
Kujdesuni që t’i shqyrtoni të gjitha aspektet sot. Vendimi për një çështje të rëndësishme mundet mandej të japë rezultate befasuese. Ajo me të cilën do të përballeni këtë ditë, mund t’ju duket shumë e papërballueshme, por në të vërtetë nuk është ashtu. Mos hezitoni që të dëshmoni se sa të fortë mund të jeni.

















