Non-grata e Berishës, DASH: Masa ndaj ish-kryeministrit është pezulluar!
Dritare.net

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon në një reagim ekskluziv për Report Tv se non grata ndaj Sali Berishës është pezulluar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga ky vendim kanë përfituar po ashtu edhe dy shtetas bullgarë, për të cilët po ashtu është pezulluar sanksionimin zyrtar nga DASH sipas “Section 7031(c)”. DASH thotë se marrja e këtij vendimi i shërben interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjithsesi, DASH nuk përmend në reagim nëse ku vendim ka ose jo lidhje me familjarët e Berishës, që po ashtu janë non grata.
Reagimi i DASH
"Përshëndetje,
Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit
Departamenti i Shtetit ka miratuar përjashtime (ëaivers) për disa nga shpalljet sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara.
Me argumentet se është i korruptuar dhe minues i demokracisë, më 19 maj 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Sali Berishën “non grata”, së bashku me familjen e tij të ngushtë, bashkëshorten dhe 2 fëmijët, Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit. Vetë ish Sekretari amerikan Blinken e cilësonte Berishës si të përfshirë në veprime korruptive dhe se ka përdorur pushtetin e tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes."/reporttv