Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veteranët e UÇK-së: Mos e përdorni flamurin tonë në protestë!

Veteranët e UÇK-së: Mos e përdorni flamurin tonë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është distancuar nga individët që janë shfaqur në protestën në Shqipëri me flamurin e UÇK-së, duke deklaruar se askush nuk ka marrë mandat të flasë në emër të tyre.

Sipas reagimit të OVL-UÇK, ata nuk kanë pasur asnjë bashkërendim me këta persona dhe nuk përfaqësojnë asnjë qëndrim zyrtar të veteranëve.

“Stema e UÇK-së nuk është dekor politik”, thuhet në reagim, ku kërkohet që emri, flamuri dhe simbolet e luftës të trajtohen me respekt dhe të mos përdoren për interesa politike apo protesta të ditës.

Veteranët theksojnë se UÇK është simbol i sakrificës për liri dhe nuk mund të përdoret nga askush pa autorizim, aq më pak për të krijuar përshtypjen se flet në emër të luftëtarëve të saj./dritare.net