

Dikush po mundohet t’jua largojë entuziazmin. Mos i dëgjoni këto vërejtje. Jeni në prag të një shpërthimi kreativ. Duke vazhduar të zhvilloni një projekt, do të godisni në një formulë të mrekullueshme. Keni hyrë në romancë? Mos u kushtoni vëmendje thashethemeve që thonë për partnerin. Ka shumë njerëz xhelozë jashtë lidhjes suaj. E vetmja gjë që ka rëndësi është dashuria e përbashkët.
Demi- 21.04-20.05
Keni kujdes se si silleni me një familjar të turpshëm. Ftojini të festojnë bashkë me ju. Duke treguar interesim për mendimet e hobit e tyre, do të mundë të thyeni akullin. Ju keni talent për t’i bërë të tjerët të ndihen mirë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëzve ju pëlqen të rrinë me ju. Edhe introvertët më të mëdhenj ia dalin të argëtohen nëpër tubime ku jeni ju. Nëse një person më i ri se ju në moshë po ka telashe me një detyrë, jepni kurajë shtesë.
Binjakët- 21.05-20.06
Provoni të mos e merrni jetën shumë seriozisht. Kurdo që gjërat shkojnë keq, gjeni humor në situata. Është një qëllim hyjnor për gjithçka. Shtyrjet dhe telashet teknike mund të jenë të mira. Në vend se të ecni tutje, bëni një tërheqje strategjike. Shfrytëzojeni këtë kohë për të lexuar, për të dëgjuar muzikë apo edhe shijuar kohë të mirë me miqtë e familjen. Më pas, mund të ktheheni në punë.
Gaforrja- 21.06-20.07
Mund t’ju kthehet me të keq nëse lidheni tepër shumë me një partner potencial. Pasi t’ia shprehni admirimin, largohuni pak. Jepni një mundësi partnerit tuaj të reflektojë mbi ndjenjat e veta. Ka gjasë që nuk është gati të hyjë në lidhje. Në këtë rast mos e merrni personalisht hezitimin e tyre. Kthejeni vëmendjen në një projekt kreativ, që e keni për zemër. Është vështirë për ju të jeni të palumtur kur shkruani, pikturoni apo luani muzikë.
Luani- 21.07-20.08
Nëse debatoni me një të afërm mund të humbisni shumë energji të vlefshme. Jeni duke u marrë me dikë që ka synim të dalë me mënyrën e vet, edhe nëse kjo nënkupton zemërim apo zhurmë. Ju keni gjëra më të mira për të bërë sesa të përfshiheni në një debat pozitiv. Një tërheqje romantike e fuqishme ia vlen të ndiqet. Jeni tërhequr si magnet ndaj dikujt që s’ka të kaluar të zakonshme. Edhe vetë pamja e tyre është rifreskuese.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Nëse mendoni se një person i dashur është jopraktik, ruajeni qetësinë. Do të mundë të krijoni tensione mes jush nëse flisni. Mund të befasoheni kur të shihni se si qëndrimi entuziast i këtij personi ju ndihmon të tejkaloni pengesat. Pasi të arrini një qëllim që u është dukur i pamundur, do të ndërrojë mendimi juaj për këtë të afërm. Kuptojeni pak këtë person. Herën tjetër kur të përballeni me një problem, mendoni se gjithçka do të shkojë në favorin tuaj. Fuqia e mendimit pozitiv është e vërtetë.
Peshorja- 21.09-20.10
Rezistoni idesë për të qenë më shumë sentimental seç duhet. Edhe pse është gjë e pikëlluar të shihni se ndodhin ndryshime, të gjitha janë për të mirën tuaj. Mundësitë e reja do t’ju mbushin entuziazëm. Do t’ju mundësojnë të përfitoni shkathtësi të reja e të njihni njerëz interesantë. Bëhuni miq me njerëz që ndajnë të njëjtat interesa me ju. Ju pëlqejnë miqtë që i njihni qysh nga fëmijëria, por këta njerëz jetojnë tjetër jetë. Krijoni një rrjet social që reflekton ëndrrat e shpresat tuaja aktuale.
Akrepi- 21.10-20.11
Provoni të mos e refuzoni dikë që po e investon gjithë energjinë për t’u avancuar në karrierë. Kjo situatë është e përkohshme. Në vend se të zhyteni në vetminë tuaj, bëni diçka për të. Lansoni një biznes, sepse është drejtim i mirë. Keni ide të mrekullueshme se si të siguroni produkte e shërbime lidhur me një segment të neglizhuar të komunitetit. Duke mbushur këtë boshllëk në treg mund të fitoni shumë pasuri.
Shigjetari- 21.11-20.12
Nuk është koha e duhur të ndërroni një rutinë. Edhe pse ju duhet një ndryshim, të afërmit dhe të dashurit tuaj duan stabilitet. Rrini afër dhe sakrifikoni për hir të tyre. Nëse keni nevojë për ta kanalizuar diku energjinë tuaj, merruni me një sport apo shkoni në fitnes. Ushtrimet fizike mund t’ju ndihmojnë të lironi stresin. Në vend se të irritoheni për gjithçka, do t’i shihni gjërat me më shumë humor. Lidhja juaj shpirtërore do të shtrojë rrugën për raporte më të mira në shtëpi.
Bricjapi- 21.12-20.01
Mos kërceni në konkludime sa i përket partnerit romantik. Vetëm sepse ka qenë i preokupuar me diçka, s’do të thotë se nuk ka qenë besnik. Ka shumë arsye pse është shpërqendruar. Duke i ftuar për të biseduar, do të krijoni ura mes jush. Është mirë të gjykoni mirë dhe ta trajtoni me mirësi. Të gjithë kemi mangësi tonat. Ofroni inkurajim të mirë, sepse do t’ia lehtësoni partnerit ta tejkalojë një problem serioz.
Ujori- 21.01-20.02
Nëse e akuzoni dikë që po tregohet përtac vetëm sa do t’ia ngadalësoni ritmin e punës. Në vend se të fokusoheni në progresin e tyre, koncentrohuni në punën tuaj. Nëse nuk i përmbushin pritjet, ata do të shkarkohen nga puna dhe të zëvendësohen. Nuk është detyra juaj të menaxhoni sjelljen e tyre. Ka shumë mundësi tjera. Ka kandidatë që mund të kenë mungesë përvoje, por që kanë ambicie të mëdha për të ecur përpara.
Peshqit- 21.02-20.03
Rezistoni tundimit për të kritikuar një koleg. Edhe pse mund të ketë mungesë kreativiteti, ky person ka shkathtësi që ju nuk i keni. Duke bashkuar forcat, do të mund të krijoni punë kreative që tërheq famë e vëmendje. Le të jetë ky një mësim për vlerësim. Ajo që vjen natyrshëm për ju, për të tjerët paraqet vështirësi. Ka gjëra që njerëzit e organizuar i bëjnë më mirë sesa ju. Kjo tregon se jemi këtu për të ndihmuar njëritjetrin.

















